Për babain e dy fëmijëve dhe një nga personazhet më të famshëm të televizionit, Kastro Zizon, dita e sotme është një ditë e shënuar. Nia, vajza e tij ka ditëlindjen e saj të 4-t.
Ka qenë vetë Kastro ai i cili ka publikuar një foto të vogëlushes me një urim shumë të dashur të shkruar poshtë saj. “Edhe 100 dritë. Dashuria për ty nuk ka numër. Nia ime...” shkruan këngëtari. E ndërsa kalojmë midis fotove të Nias ndër vite, mbetemi me gojë hapur kur shikojmë sesa e bukur është. Vetullat e zeza, sytë e tërhequr dhe pamja ëngjëllore e Nias na mbajnë me sy të ngulur përpara ekranit.
I ndarë prej kohësh me ish-bashkëshorten, Kastro nuk ngurron të postojë fotografi me vajzën dhe Dankanin, djalin 10 vjeçar me bashkëshorten e tij të parë.
Shfletoni galerinë për të parë fotot.