
Kim Kardashian nuk i mban për vete sekretet e saj të bukurisë. Ajo ka postuar një fotografi, ku duket qartë teknika që ajo përdor për ta bërë hundën të duket e drejtë, e vogël dhe me hark. Bëhet fjalë për konturimin e famshëm, teknikën që e ‘ringjalli’ artisti i njohur i makeup-it, Mario Dedivanoviç.
Siç mund të kuptohet edhe nga fotografia, forma e hundës krijohet përmes dy trekëndëshave me ngjyrë më të errët, duke lënë një zonë të bardhë në mes tyre për të krijuar iluzionin e një hunde të hollë.
Por ka edhe një truk shumë të rëndësishëm: duhet të krijoni një ‘urë’ mes hundës dhe vetullave, për të konturuar një hark sa më të theksuar të hundës. Dhe në fund, falenderoni përsëri Marion! Sa bukur, Mario!
Burimi: Popsugar