Showbiz dhe TV

Kur viktimat e bulizmit janë ... VIP-at

18 Prill 2016

Kur viktimat e bulizmit janë ... VIP-at

Nga rrugët në shkolla e në rrjetet sociale, bulizmi është një nga probematikat më të rënda, kryesisht midis grupmoshës së adoleshentëve dhe që konsiston në talljen, ofendimin apo edhe dhunimin e tyre nga bashkëmoshatarëve dhe jo vetëm. Anoreksia, bulimia, depresioni e deri edhe vetvrasja, janë shpesh pasoja të bulizmit dhe teksa të gjithë shqetësohen për adoleshentët, duket se pakkush e ka vrarë ndonjeherë mendjen për faktin se e njëjta gjë, u ndodh pothuajse çdo ditë në rrjetet sociale edhe personazheve VIP.

“Lopë”, “shëmtirë”, “xhuxhe” e shumë e shumë të tjera, shpesh edhe me përmbajtje eksplicite, janë disa nga epitetet që i vihen rregullisht personazheve  të ekranit shqiptar. Dhe ndërkohë që një pjesë zgjedhin të shpërthejnë në një pikë të caktuar, të tjerë zgjedhin të heshtin dhe vetë publiku i tyre shpesh harron se në fund të ditës, ata janë njerëz me ndjenja si gjithë të tjerët dhe që me shumë gjasa, lendohen nga fjalë të tilla. Shfletoni galerinë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

MOS I HUMBISNI