News

Nëse Hillary fiton, ajo do zbulojë një sekret shumë të madh që Amerika e ruan prej vitesh!

Në prag të zgjedhjve për president, as kandidatja Hillary Clinton nuk i shpëtoi dot premtimeve elektorale. Së fundmi, ajo ka deklaruar se nëse arrin të fitojë, Hillary do lejojë nxjerrjen e informacionit rreth asaj çfarë ndodh në zonën 51.

Zona 51 është një laborator i madh i forcave ushtarake amerikane i vendosur në shkretëtirën e Nevadës, ku prej kohësh thuhet se kryhen eksperimente me trupa dhe objekte jashtëtokësore. E ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel, Hillary tha se do ekspozonte çdo informacion që nuk cënon sigurinë kombëtare. “Do doja ta bëja dhe unë ashtu si Bill disa vite më parë. Do doja që ne t’i lexonim ato dosje me të dhëna dhe nëse nuk ka asgjë për t’u zbuluar, ashtu si është thënë deri tani, atëhere le ta vërtetojmë këtë gjë” tha ajo.

Por ky duket më shumë si një premtim duke qenë se Hillary synon moshat e reja të popullsisë. Kjo ide përforcohet akoma më shumë nga fakti që më para edhe Bill Clinton dhe administrator i NASA-s e kan vizituar zonën dhe s’kanë gjetur asgjë interesante. “Një pjesë e mirë e teknologjisë prodhohet atje dhe unë nuk gjeta as alienë, as anije kozmike” ka thënë ish-presidenti Bill Clinton gjatë vizitës që ka bërë kur shërbente si president i SHBA-ve.

Burimi: The Independent / Përshtati: Ergisa Bejkollari

REELS

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Asnjë luftë nuk fiton më shumë se sa humbet njerëzimi.

Michael B. Jordan fitoi çmimin për Performancën më të Mirë nga një Aktor në Rol Kryesor, ndërsa reagimi në sallë ishte i jashtëzakonshëm. Megjithatë, dukej se askush nuk ishte më i emocionuar për fitoren e tij sesa Viola Davis.

🤓

Kelly Osborne (41-vjeç) , vajza e artistit të ndjerë Ozzy Osborne, tronditi të gjithë me pamjen e saj në Brit Awards

Një nga momentet më të përfolura të BRIT Awards 2026 ishte paraqitja surprizë e Dua Lipa-s, e cila u ngjit papritur në skenën e Co-op Arena në Manchester dhe elektrizoi publikun. Ylli i muzikës iu bashkua Mark Ronson gjatë performancës së tij, duke kënduar këngën “Dance the Night”.