KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Gra

Camille Paglia: Po lëmë burrat pas dore

14 Janar 2014

“Ajo qё ju po shikoni, ёshtё sesi njё qytetёrim po kryen vetёvrasje” thotё Camille Paglia. 

Kjo grua e vetëquajtur “feministe e famshme Amazone”, nuk ёshtё duke i kёrkuar askujt mbёshtetje ose duke ngritur pyetjen “Pse gratё ende nuk i kanё tё gjitha?”. Jo, lёvizja e saj mund tё jetё po aq e habitshme, aq sa ka edhe shtrirjen : ushtria ёshtё jashtё mode, amerikanёt e nёnvlerёsojnё punёn fizike, shkollat janё asnjёanёse lidhur me gjininё, opinionistёt i mohojnё dallimet biologjike midis femrave dhe meshkujve si dhe ndjenjat kanё vdekur. Dhe tё mendosh qё ky ёshtё vetёm 20 minutёshi i bisedёs sonё prej tre orёsh. 

Kur Znj. Paglia, tani 66 vjeç, spikati nё skenën kombëtare amerikane, në vitin 1990 me botimin e saj " Personaliteti Seksual ", ajo menjëherë u etiketua si njё feministe, qё ishte rrebeshi i themelimit të lëvizjes, një heretike në zbatimin e bindjeve tё pranuara. Lexo librin e saj prej 700 faqesh “ Arti dhe Dekadenca nga Nefertiti deri te Emily Dickinson”dhe do ta keni tё lehtё tё kuptoni pse ёshtё kёshtu. "Në qoftë se qytetërimi do tё ishte lënë në duart e femrave," shkruan ajo, "ne ende do të jetonim në kasolle me kashtё”  

Fakti se libri i saj u vlerёsua shumё- libri i parё nga gjashtё nё total; dhe libri i saj i fundit “ Imazhe vezulluese” –njё studim mbi artin perёndimor -u refuzua nga shtatë shtёpi botuesve dhe pesë agjentë letrar, para se të botohej nga Yale University Press , vetёm i jep mё shumё kuptim faktit se pse Znj. Paglia, ёshtё nё tё njёjtёn kategori provokatorёsh me Rush Limbaugh dhe Howard Stern. Por ndryshe nga kёta spikera radiosh, Camille ka arritje akademike: udhёheqёsi i doktoraturёs sё saj nё universitetin e Yale ishte Harold Bloom dhe ajo ёshtё nё gjendje tё diskutojё rreth Frojdit, Oscar Wilde ose pёr artin e hershёm Amerikan, po ashtu edhe tё flasë për Miley Cyrus. 

Znj Paglia i adresohet vetes s vet, duke përshkruar atё si një egomaniake "gërryese, të ashpër dhe tё padurueshme." Tё flasёsh me tё ёshtё si tё stёrvitesh me njё fjalёkryq. Nё njё moment ajo është duke lavdёruar yllin e popit, Rihanёn  (njё artiste e vёrtetё), pastaj diskuton pёr sistemin e kujdesit tё korruptuar tё Obamёs (një gjë e shëmtuar," edhe pse ajo ka votuar për presidentin ), ngrohjen globale ("një dogmë fetare"), dhe pёr idenё që të gjithë njerëzit homoseksualё janë lindur homoseksualё , ("gёnjeshtra mё e madhe”, ndonёse ajo vetë është lezbike). 

Por asnjë temё nuk i shkakton mё shumё reaksion, sesa kur unë e pyes nëse ajo sheh një lidhje midis përpjekjeve të shoqërisë pёr tё dokumentuar në letër, dallimin biologjik midis burrave dhe grave dhe rënien e qytetërimit perëndimor. 

Ajo fillon duke vënë në dukje pozitёn e zvogëluar tё shërbimit ushtarak. E gjithё klasa e elitёs nё ditёt e sotme, në sektorin e financës, në politikë dhe kështu me radhë, pra asnjëri prej tyre nuk ka shërbim ushtarak nё vetvete –ose shumё pak mund ta kenё. Por edhe nёse e kanё, nuk ka mё prestigj lidhur me kёtё faktor. Kjo është një recetë për katastrofë," thotë ajo. "Këta njerëz nuk mendojnë në mënyra ushtarake, kështu që ekziston iluzioni se  aty jashtё njerëzit janë në thelb tё mirё, kёshtu qё nëse ne jemi tё mirё dhe dashamirës ndaj gjithё njerёzve, do të jetë diçka shumë e bukur. Pra, qё ata nuk kanё ndjenjёn e tё keqes apo tё kriminalitetit. " 

Rezultatet, thotë ajo, mund të shihen në pothuajse çdo gjё; qё nga mosfunksionimi në Washington (ku politikanët "kanё mungesё tё aftësive praktike të analizës dhe të interpretimit") deri tek ato qё po veshin gratё. ""Ka kaq shumë gra, qё nuk e  kuptojnë se sa vulnerabёl janё, duke parё atё qё po bёjnё nё rrugё” thotë ajo, duke iu referuar grave që veshin rroba joshёse dhe seksi. 

Kur ajo e kishte thёnё kёtё nё tё kaluarёn, znj Paglia- që vishet me xhaketa dhe pantallona të gjera burrёrore – u pyet nёse ajo beson se "gratë janë fajtore për viktimizimin e tyre." Kjo ёshtё pakuptim, tha ajo. "Unë besoj se çdo person, mashkull dhe femër, duhet të jetë në mbrojtje gjatё gjithё kohёs, vigjilent nga çdo rreziku tё mundshёm.  Bota është plotë me sulme dhe fatkeqësi  tё mundshme." Ajo e quan kёtё " feminizmi i zgjuar i rrugёs”. 

Znj. Paglia argumenton se zbutja e shoqërisë moderne amerikane fillon që në kopshtin e fëmijëve." Arsimi fillor, në thelb, ёshtё si njё enё balte, Është shtypëse për kёdo qё ka shumё energji fizike, sidomos pёr djemtë," thotë ajo, duke treguar shembullin më të qartë: mënyrёn sesi shumë shkolla kanë hequr pushimin e gjatё. "Ata janë duke e bërë një mjedis helmues për djemtë. Arsimi fillor, po bën çdo gjë, për ti kthyer djemtë në individё pa gjini." 

Ajo nuk është e para, qё e shpreh kёtё diskutim, siç Znj Paglia e vë në dukje. Kolegia e saj feministe, Christina Hoff Sommers, ka shkruar në lidhje me "luftën kundër djemve" për më shumë se një dekadë. Koncepti qё dikur u vendos nё dyshim, tani ёshtё vёnё nё qendёr tё vёmendjes sёrish, me tё dhёna serioze qё e mbёshtesin atё:  Pothuajse një në pesë djemtë të moshës sё mesme, kanё qenё diagnostikuar me ADHD (Hiperaktivitet), djemtë marrin nota më të këqija sesa vajzat dhe kanë më pak gjasa për të shkuar në kolegj. 

Znj Paglia e vёzhgoi këtë fenomen nga afër me djalin e saj 11-vjeçar, Lucien, që ajo po rriste me ish-partnerin e saj, Alison Maddex, një artist dhe mësues shkolle,  i cili jeton 2 milje larg. Ajo e sheh lartёsimin e "vlerave femёrore"- të tilla si ndjeshmëria, socializimi dhe bashkëpunim- si qëllimi kryesor i mësuesve, në vend qё tё nxisin energjinё krijuese dhe tu mёsojnё fakte të vështira gjeografike dhe historike fёmijёve. 

Sipas mendimit tё saj, gjёrat vetёm do tё pёrkeqёsohen gjatё universitetit. "Kjo politikë gjinore – mёnyra si gjinia është duke u mësuar në universitet - në një mënyrë shumë anti-mashkullore, bёhet e gjitha për neutralizimin e maskilitetit. Rezultati: burrat e klasës së mesme dhe tё lartё, janë "të frikësuar" dhe "nuk mund të thonё asgjë” .... Ata e kuptojnë rendin e ditës." Me fjalë të tjera: Ata shmangen duke mos "i thёnё asnjëherё të vërtetën grave" pёr seksin dhe duke i mbajtur mendimet dhe fantazitë seksuale për veten e tyre dhe nё kompjuterat portativ tё tyre. 

Politikisht korrekte, arsimi i pamjaftueshёm, së bashku me rënien e bazës sё fortë industriale tё ekonomisё Amerikane,  i bën shumë burra "pa modele burrёrie," thotë ajo. "Tani maskilitetin mund ta kopjosh vetёm nga filmat. Nuk ka mbetur mё asnjё gjё nё realitet. Nuk ka mё diçka komplet mashkullore nё ditёt e sotme.”  I vetmi vend që ju mund të dëgjoni sesi ndihen meshkujt nё tё vёrtetё nё kёto ditё, janё radiot sportive, thotё ajo. Kjo nuk ka pse tё jetё befasuese, ajo ёshtё njё dёgjuese e apasionuar gjithashtu. Energjia dhe entuziazmi " mё frymëzojnё mua si shkrimtare," thotë ajo, duke shtuar: "Nёse do tё na duhej tё çonim njerёz nё luftё”,  telefonuesit, “janë ata që do të shpëtonin kombin" .

Por meshkujt nuk janë të vetmit që vuajnë nga  rёnia e burrёrisё. Femrat, në veçanti  gratë e klasёs sё lartё dhe tё mesme, janë bërë "klonime" tё dënuara për të qenё pjesё e shoqatёs legjendare tё fitnesit "Pilati  për 30 vitet e ardhshme", thotë znj Paglia. "Kultura jonë nuk lejon qё gratë të mёsojnё si tё jenё femёrore, duke shtuar se, pornografia në internet, është gjithnjë e mё shumё duke u rritur nё ato vende, ku burrat dhe gratë në kulturën tonë pa gjini, kёrkojnё energjinё seksuale primare, në mënyrën që ata nuk munden ta kenё në jetën reale. 

Sipas Michelle Obama:  "Të gjithë duhet të shkojnё nё universitet !". Pse? Pse? Cila është arsyeja qё tё gjithё duhet tё shkojnё nё shkollё tё lartё? Sidomos kur universiteti ёshtё krejtësisht i pavlerё nё ditёt e sotme, ku “mungojnё kurrikulat bazё” dhe “njerёzit diplomohen tё mbytur nё borxhe”, thotё Znj. Paglia.  Ajo qё nxit dёshirёn drejt shkollimit tё lartё universal ёshtё "snobizmi social nga ana e shumë familjeve  tё klasёs sё mesme dhe tё lartё, qё duan diplomёn tё ngjitur nё dritare.” 

Znj Paglia, e cila ka qenë profesoreshё e Studimeve Njerёzore dhe Mediave në Universitetin e Arteve në Filadelfia, që prej vitit 1984, i sheh studentët e vet si shembuj konkretё. "Unë kam studentё tё profilit tё punimit me dru,  të cilët, edhe pse janё akoma studentё, janë tashmë duke fituar tё ardhura, nё sajё tё punimit tё mobiljeve “ thotë ajo. "Karriera ime ёshtё zhvilluar nё shkollat e artit, sepse unё nuk shkoj mirё me akademikët e zakonshёm.” 

Ta dёgjosh Kamilёn, duke thёnё kёtё gjё, kupton qё pёrshtatja nuk ka qenё asnjёherё pika e fortё e znj. Paglia.  Si fëmijë, ajo u ndie e mbytur, nёn presionin e pritshmёrive, pёr vajzat nё vitet 1950. Zbulimi i personaliteteve tё shquara femёrore gjatё adoleshencёs, më së shumti Amelia Earhart , transformoi botёkuptimin e znj Paglia,lidhur me tё ardhmen qё e priste. 

Këto gra ikona tё viteve 1930, si Katharine Hepburn dhe Amelia Earhart, mbetёn modelet e saj ideale feministe lidhur me rolet e tyre: tё pavarura, guximtare, me iniciativë, të afta për të konkurruar me burrat, pa u pёrplasur me ta. Por, qё nga fundi i viteve 60’, thotë ajo, feministet e tjerë në fushёn akademike,  ndaluan sё pёrqafuari tё njёjtin vizion qё kishte ajo,ai i  "feminizmi i mundësive tё barabarta ", që kërkon një nivel  loje, pa lypur kuota të veçanta ose mbrojtje për gratë. 

Ajo me krenari tregon betejën e saj, ndërsa ishte një studente  e sapo diplomuar në Yale në fund të viteve 1960 dhe fillim tё 70’, dhe ishte e apasionuar pas Bandёs sё Rrokut tё Grave Çlirimtare  tё New Haven dhe jo te Rolling Stones: Znj Paglia pёlqente “ Nёn gishtin tim” një këngë qё të tjerët e  konsideronin si shoviniste. Pastaj ishte njё  moment, që ajo "mezi e pёrfundoi darkën" me një grup të profesoreshave gra tё Universitetit  Bennington, ku ajo punonte pёr herё tё parё si pedagoge, gjatё tё cilёs ato këmbëngulnin se nuk ka asnjё ndryshim hormonal midis burrave dhe grave. "Unë u largova para se tё vinte ëmbëlsira." 

Sipas mendimit të saj, këto tejkalime ideologjike, kanё shumicën e fajit për rënien aktuale kulturore. Ajo i bën thirrje aktivistëve si Gloria Steinem, Naomi Wolf dhe Susan Faludi,  për nxitjen qё i bёjnё versionit të feminizmit, i cili thotë se gjinia nuk është asgjë më shumë se një konstrukt social dhe grupe si Organizata Kombëtare për Gratë kanё dёshtuar nё tё vetmen çёshtje tё grave. 

Duke mohuar rolin e natyrës në jetën e grave, ajo argumenton, qё feministet kryesore kanё krijuar një lëvizje "jo natyrale, antiseptike" qё " mbron stilin e jetës së tyre borgjeze" dhe në mënyrë të gabuar, ka premtuar se gratë do të mund "ti kenë të gjitha." Dhe duke kundёrshtuar gratё, qё zgjodhёn tё heqin dorё nga karriera e tyre, pёr tё  qëndruar në shtëpi me fëmijët, feministet mund te kenё penguar shumë nga gratё e tjera, qё me kёnaqёsi do ti bashkoheshin rradhёve tё nёnave qё kujdesen pёr fёmijёt dhe familjet e tyre. Por kritika e Znj Paglia,  nuk duhet të ngatёrrohet me nostalgjinё për rolet e përcaktuara shoqërore të burrit dhe gruas para vitit 1960.Nё fakt, ёshtё  krejt e kundërta. "Unë personalisht nuk i jam bindur asnjё pike tё vetme të kodit gjinor", thotë znj Paglia. Por burrat dhe veçanërisht gratë, duhet të jenё tё sinqertё në lidhje me rolin qё luan biologjia dhe ti kenё sytё hapur pёr zgjedhjet qё bёjnё.”  

Edukimi seksual, thotë ajo, thjesht fokusohet në anёn mekanike,  pa përcjellë "faktet e vёrteta të jetës"  sidomos per vajzat: "Unë dua qё çdo vajze14 vjeçare, ti thuhet:  Tani ёshtё mirё tё mendosh se çfarё do nga jeta. Nёse do karrierё dhe jo fёmijё, ateherё nuk ke pse shqetёsohesh. Por, nёse mendon se njё ditё do tё dёshirosh tё kesh fёmijёt e tu, duhet tё fillosh tё mendosh se kur i do ata. Herët apo vonë? Pёr ti patur fёmijёt herёt, do tё thotё tё sakrifikosh karrierёn tёnde pёr njё farё kohe, por ti do tё kesh  më shumë energji dhe më pak rreziqe. Si tё mirat ashtu edhe tё kёqijat, duhet tё paraqiten nё mёnyrё tё qartё." 

Tё gjitha kёto mesazhe tё Znj. Paglia, duket qartë se feminizmi- të paktën ai i mundёsive tё barabarta- ka triumfuar në qëllimet e tij themelore. Ёshtё e vertetё qё ka mungese tё grave nё Kongres, por do jetё e vёshtirё pёr ju qё tё gjeni dikё qё qё do tё pranojё se gratё janё me pak tё afta. Për të shpёtuar feminizmin si një lëvizje politike nga mungesa e koherencёs,  znj Paglia thotë se lëvizja e grave, duhet të kthehet në rrënjët e saj. Kjo do të thotë tё braktiset mentalitetit "pёrkujdesjes nga shteti" që tё çon drejt  kodeve politikisht korrekte dhe të komisioneve disiplinore tё universiteteve që kanë zëvendësuar gjykatat. Lëvizja mund të fitojë,thotë ajo, por duhet bёrё njё tendё e madhe ku brenda saj tё ketё edhe “nёna shtёpiake” dhe jo vetёm “ gra karriere”. Më e rëndësishmja, thotë znj Paglia, nëse lëvizja e grave dëshiron që të merret seriozisht përsëri, ajo duhet të trajtojë çështje serioze, si përdhunimet e grave në Indi dhe vrasjet kamikaze në botën myslimane, që janë "më shumë zemëruese se takimet dashurore midis disa vajzave në kampusin e Universitetit Brown." 

Burimi: The Wall Street Journal
Përkthimi/përshtatja: Anabel

MOS I HUMBISNI