Showbiz

Robert Aliaj braktis 'Dance With Me'

‘Unë largohem, boll me këtë estradë’, kanë qenë fjalët e Robert Aliaj në mesin e mbrëmjes së djeshme të spektaklit të kërcimit 'Dance With Me' në Tv Klan.

Ky reagim i artistit ka ardhur pas performancës së dyshes së aktorëve komikë Sejfulla Myftari, njohur nga publiku si Cekja dhe Mariela, të cilët sollën në skenë e kërcimit rolin e nënës dhe fëmijës së sapolindur. Cekja, i veshur si fëmijë, me pelena si dhe batutat që vazhduan mes dyshes pas performancës, kanë bërë që Aliaj të largohet menjëherë nga paneli i jurisë, duke konsideruar se situata po bëhej banale.

"Kjo është një performancë e tmerrshme. Ç'janë këto batuta skandaloze", është shprehur Berti, ndërsa është drejtuar nga dalja. "Unë jam kundër këtij formati që po shfaqet këtu, jam kundër këtij mesazhi, është banalitet. Unë refuzoj t'ju shoh. Tregoni dinjitet dhe klas", kanë qenë disa prej fjalëve të artistit kontroversial.

Pas largimit nga skena, Aliaj është spostuar në një nga zyrat e TV Klan për ta ndjekur shfaqen nga ekrani i televizorit. "Dua ta shoh si teleshikues dhe të jap gjykimin tim si ata që na shohin ne në shtëpi".

Duhet thënë se ky në fakt është e disata herë që Aliaj shprehet kundër performancave të dyshes së humorit sepse sipas tij, ky është një spektakël kërcimi dhe jo skenë estrade.

REELS

Do të ndihesh skin-tastike?💖 E po, lëkura jote meriton pushime po aq sa ti! 😍Prandaj mos i humb ofertat e @skiniqclinique këtë gusht: ✨ Epilim me lazer Clarity II – 30% ulje ✨ Paketa me 6 seanca – 50% ulje 🌞 Gushti është për lëkurë të butë, jo për brisqe!

Babai i Dua Lipës i bashkohet asaj në skenën e Sunny Hill

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

Një ftesë për të gjithë çiftet që po mendojnë të bëhen prindër. mamushe.co ju fton në një klasë të sinqertë dhe të dobishme për: ✨ Kohën e duhur për shtatzëni 🩺 Fertilitetin & shëndetin e çiftit 🧠 Përgatitjen emocionale 🥦 Stilin e jetesës për një shtatzëni të shëndetshme Sepse prindërimi i mirë fillon para testit pozitiv

----robert-aliaj-braktis-dance-with-me