Shëndeti > Vetebesimi

Femrave s'duhet tu vijë turp nga këto gjëra

Jemi në 2015! Le të ndalojmë me paragjykimet ndaj vetes dhe të jetojmë sa më mirë të mundemi

 Read in English
Shikoni fotot e tjera!    v      

1- Të tregojnë trupin e tyre

2- Të mos kenë një regjim të caktuar. Edhe çfare se shkoni me shpesh të frigoriferi se sa në palestër. Bëj atë që të bën të lumtur

3- Të mos duash të bësh seks. Kjo është e drejta juaj

4- Të duash të bësh shumë seks. Kjo nuk ju bën të përdalë, shijojeni!

5- Të shfaqësh hapur emocionet. Ju bën të dukeni si një person që e vret mendjen dhe që është e guximshme ta tregosh këtë. Epo, jo të gjithë e kanë këtë guxim:)

6- Për qimet në përgjithësi. Mos e vrit mendjen, flokët do rriten gjithsesi dhe gjithmonë.

7-Të flasësh atë që mendon edhe pse mund të të paragjykojnë. Ju e dini më mirë se kushdo se çfarë duhet të thoni. Jepi zë mendjes tënde.

8- Të përqëndrohesh të familja në vend të karrierës. Kjo nuk i heq vlerat tuaja si feministe, gjithsesi.

9- Ose të fokusohesh te karriera në vend që të krijosh një familje

10- Të jesh feministe. Edhe pse shumë njerëz nuk e kuptojnë në thelb këtë term, ju s'duhet të ndiheni të turpëruara ta deklaroni veten si feministe, në të gjitha kuptimet.

11- Nga mendimet e tua. Përsa kohë që nuk lëndohet askush, shijo fantazitë e tua

12- Të mos jesh në gjendje t'i përgjigjesh një pyetjeje. Kjo nuk ju bënë më pak inteligjente fundja asnjëri nuk i di të gjitha.

13- Të përdorësh shumë make up. Shiheni si një formë arti dhe këtë. Gjithë ato produkte bukurie janë krijuar për një qëllim, juve ju takon thjesht t'i testoni.

14- Të mos përdorësh fare make up. Thjesht nuk ke kohë ose dëshirë. Kaq!

15- Të ngecësh mbi një kuti çokollatash. Ndonjëherë, shpirti jot ka thjesht nevojë për to

16- Të jesh e kolme apo e dobët. Nëse kjo nuk varet nga ty, atëherë as ti nuk duhet të gjykohesh për këtë

17- Të kesh siguri në vetvete dhe të ndjehesh e bukur. Sepse thjesht je.

Burimi: cosmopolitan.co.za

Përshtati: Jolinda Levonja