School & Career

Arsyet pse njerëzit e suksesshëm duan kritikat, më shumë se duartrokitjet

Arsyet pse njerëzit e suksesshëm duan kritikat, më shumë se

Të përballesh me kritika mund të jetë një gjë e vështirë. Në fund të fundit, askujt nuk i pëlqen që t’i thuhet se është gabim. Por njerëzit që ecin përpara janë njerëz që i mirëpresin kritikat – sepse i kthejnë ato në avantazh. Kritikat janë të rëndësishme për shumë arsye.

Kritika është një formë komunikimi
Nëse dikush ose shumë njerëz kanë një kritikë ndaj një produkti, shërbimi, njeriu etj., do të thotë se dëshirojnë të bëjnë komente, gjë që nënkupton një mundësi të mirë për të mësuar më shumë rreth të tjerëve. Nëse bëhet fjalë për një produkt të caktuar, kritikat ndihmojnë që bizneset të njohin kërkesat e klientëve. Nëse bëhet fjalë për një shfaqje televizive, kritikat ndihmojnë që producentët të kuptojnë çfarë dëshiron dhe çfarë nuk pëlqen publiku.

Reagimet mund ta bëjnë produktin tuaj më të fortë
Nëse mendoni se keni të drejtë dhe nuk i merrni parasysh kritikat e të tjerëve, lind pyetja se si e dini me siguri se ajo çfarë po bëni është e mirë? Tregohuni të zgjuar dhe merrni sa më shumë informacion nga reagimet përreth, sepse mund ta bëjnë produktin më të fortë.

Kritikat ju ndihmojnë të shihni një tjetër këndvështrim
Kritikat kontruktive mund t’ju largojnë nga praktikat e këqija të punës, të bëheni më objektiv dhe të shihni një tjetër pikëpamje.

Kritikat ju japin avantazh
Mendojeni kështu: Nëse një klient do t’ju tregonte se çfarë pëlqen, atëherë ju do të kishit një informacion që askush tjetër nuk e ka. Kjo gjë ju vendos në avantazh në krahasim me të tjerët. Një informacion i tillë mund të përdoret në të ardhmen për t’i rregulluar gjërat, për t’i bërë më mirë. Gjeni çdo mënyrë për të “vjedhur” informacione nga klienti apo audienca juaj, sepse ju tregojnë çfarë duan vërtet.

Gjuha pozitive
Gjuha që përdorni në përgjigje të kritikave është shumë e rëndësishme. Mundohuni të shmangni mosmarrëveshjet. Në vend të kësaj, me profesionalizëm, përdoreni si mënyrë për t’u përmirësuar dhe pse jo, të shtroni një diskutim profesional se si mund të zgjidhni problemin.

Nuk është sulm personal
Mos e merrni personale nëse dikush thotë se nuk i pëlqen puna juaj. Nëse mendoni se po kritikoheni padrejtësisht, mos u hakmerrni ose mos u kundërpërgjigjni pëmes një reagimi ekstrem. Veprime të tilla vetëm sa dëmtojnë reputacionin tuaj. Një profesionist është në gjendje t’i mirëpresë kritikat dhe të mos u përgjigjet si sulm personal. Profesionistët i shndërrojnë kritikat në avantazh sepse ata më mirë se kushdo tjetër e dinë se askush nuk është i pagabueshëm.

Burimi: Creative Boom

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Reasons why successful people love criticism, rather than applause

Arsyet pse njerëzit e suksesshëm duan kritikat, më shumë se

Facing criticism can be a difficult thing. After all, no one likes to be told it is wrong. But the people who move forward are the ones who welcome criticism - because they turn it to their advantage. Criticism is important for many reasons.

Criticism is a form of communication
If someone or many people have a critique of a product, service, person, etc., it means that they want to make comments, which means a good opportunity to learn more about others. When it comes to a particular product, reviews help businesses recognize customer requirements. When it comes to a TV show, reviews help producers understand what the public wants and dislikes.

Feedback can make your product stronger
If you think you are right and do not take into account the criticism of others, the question arises how do you know for sure what you are doing is good? Be smart and get as much information as possible from the feedback around because they can make the product stronger.

Criticism helps you see a different perspective
Constructive criticism can take you away from bad work practices, make you more objective and see a different perspective.

Criticisms give you an advantage
Think of it this way: If a customer were to tell you what they like, then you would have information that no one else has. This puts you at an advantage over others. Such information can be used in the future to fix things, to make them better. Find any way to "steal" information from your client or audience, because they tell you what they really want.

Positive
language The language you use in response to criticism is very important. Try to avoid disagreements. Instead, professionally use it as a way to improve and why not, lay out a professional discussion on how you can solve the problem.

It's
not a personal attack Do not take it personally if someone says they do not like your job. If you feel you are being unfairly criticized, do not retaliate or retaliate through an extreme reaction. Doing so will only damage your reputation. A professional is able to welcome criticism and not respond as a personal attack. Professionals turn criticism into an advantage because they know better than anyone else that no one is infallible.

Source: Creative Boom