Relationships

Arsyeja psikologjike pse disa njerëz bëjnë vazhdimisht batuta thumbuese (do befasoheni)

Arsyeja psikologjike pse disa njerëz bëjnë vazhdimisht batuta

Pasiguria është një nga ato ndjenja që shpesh fshihet shumë mirë. Ndonjëherë nuk shfaqet si turp, heshtje apo mungesë vetëbesimi, por krejt e kundërta, si shaka pa kripë, komente thumbuese dhe nevoja për të tallur vazhdimisht të tjerët.

Sipas psikologes klinike Aimee Daramus, pasiguria shpesh maskohet si vetëbesim i ekzagjeruar. Ajo shpjegon se njerëzit e pasigurt e kanë të vështirë të pranojnë kritikat apo të mos duken “perfektë”, ndaj shpesh përpiqen të ulin të tjerët për t’u ndjerë më mirë me veten.

Arsyeja psikologjike pse disa njerëz bëjnë vazhdimisht batuta

Të njëjtën ide ndan edhe ekspertja e vetëbesimit Kasey Jones, e cila së fundmi foli për një tipar të zakonshëm që, sipas saj, fsheh pasiguri të thellë emocionale, nevoja për të bërë vazhdimisht komente ironike apo thumbuese ndaj të tjerëve.

“Ata njerëz që gjithmonë kanë një koment tallës për dikë tjetër, shpesh janë personat që luftojnë më shumë me veten,” shpjegon ajo.

Sipas Jones, shumë persona që duken “shpirti i festës”, që bëjnë të gjithë të qeshin apo që kanë gjithmonë një batutë sarkastike gati, në të vërtetë po përpiqen të largojnë vëmendjen nga pasiguritë e tyre.

Arsyeja psikologjike pse disa njerëz bëjnë vazhdimisht batuta

Ajo thotë se një nga sjelljet më të zakonshme të njerëzve të pasigurt është kthimi i talljes në pjesë të personalitetit të tyre. Ata komentojnë vazhdimisht zgjedhjet, sjelljet apo pamjen e të tjerëve dhe përdorin humorin si një mënyrë për të shmangur vëmendjen ndaj vetes.

Sipas saj, njerëzit që ndihen vërtet mirë me veten nuk kanë nevojë të flasin keq për të tjerët, të bëjnë thashetheme apo të përdorin sarkazmën për të fituar vëmendje.

“Njerëzit me vetëbesim të vërtetë nuk kënaqen duke ulur të tjerët,” thotë ajo.

Ekspertët theksojnë se vetëbesimi i shëndetshëm nuk lidhet me dominimin apo me nevojën për të qenë gjithmonë “më interesanti në dhomë”, por me mënyrën se si ndihemi për veten tonë.

Kur dikush është në paqe me veten, nuk ndien nevojën të kritikojë, të tallë apo të ekspozojë dobësitë e të tjerëve për t’u ndjerë më mirë.

 

Arsyeja psikologjike pse disa njerëz bëjnë vazhdimisht batuta

Edhe psikoterapistja Christina Steinorth-Powell thekson se një person emocionalisht i sigurt nuk e ndërton vetëvlerësimin duke ulur të tjerët.

Sipas saj, mirësia dhe empatia janë shpesh shenjat më të forta të vetëbesimit të vërtetë.

Në fund, ekspertët bien dakord për një gjë, njerëzit më të sigurt nuk janë domosdoshmërisht ata që flasin apo bëjnë më shumë humor, por ata që arrijnë të jenë të sjellshëm, si me veten, ashtu edhe me të tjerët.

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?

The psychological reason why some people constantly make biting jokes (you'll be surprised)

Arsyeja psikologjike pse disa njerëz bëjnë vazhdimisht batuta

Insecurity is one of those feelings that is often very well hidden. Sometimes it doesn't manifest itself as shyness, silence, or a lack of self-confidence, but quite the opposite, as crude jokes, biting comments, and the need to constantly make fun of others.

According to clinical psychologist Aimee Daramus, insecurity often masquerades as overconfidence. She explains that insecure people have a hard time accepting criticism or not appearing "perfect," so they often try to put others down to feel better about themselves.

Arsyeja psikologjike pse disa njerëz bëjnë vazhdimisht batuta

The same idea is shared by self-confidence expert Kasey Jones, who recently spoke about a common trait that, according to her, hides deep emotional insecurity, the need to constantly make ironic or stinging comments towards others.

"Those people who always have a sarcastic comment about someone else are often the people who struggle the most with themselves," she explains.

According to Jones, many people who seem to be the "life of the party," who make everyone laugh, or who always have a sarcastic joke ready, are actually trying to distract from their own insecurities.

Arsyeja psikologjike pse disa njerëz bëjnë vazhdimisht batuta

She says that one of the most common behaviors of insecure people is turning ridicule into parts of their own personality. They constantly comment on the choices, behaviors, or appearance of others and use humor as a way to deflect attention from themselves.

According to her, people who truly feel good about themselves don't need to talk badly about others, gossip, or use sarcasm to gain attention.

“People with true self-confidence don't enjoy putting others down,” she says.

Experts emphasize that healthy self-confidence is not related to dominance or the need to always be "the most interesting in the room," but to how we feel about ourselves.

When someone is at peace with themselves, they don't feel the need to criticize, ridicule, or expose the weaknesses of others to feel better.

 

Arsyeja psikologjike pse disa njerëz bëjnë vazhdimisht batuta

Psychotherapist Christina Steinorth-Powell also emphasizes that an emotionally secure person does not build self-esteem by putting others down.

According to her, kindness and empathy are often the strongest signs of true self-confidence.

In the end, experts agree on one thing, the most confident people are not necessarily those who talk or have the most humor, but those who manage to be kind, both to themselves and to others.