Metropolitan

Arsyeja (interesante) pas transformimit të Bad Bunny-t në një 85-vjeçar në Met Gala

Arsyeja (interesante) pas transformimit të Bad Bunny-t në një
Bad Bunny u shfaq në Met Gala 2026 me një nga paraqitjet më të përfolura të natës, duke zgjedhur një transformim të plotë që e tregonte si një burrë të moshuar. Këngëtari 32-vjeçar u paraqit me flokë gri, rrudha të theksuara, proteza në fytyrë dhe një bastun, duke krijuar një imazh që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në tapetin e kuq. Edhe pse Met Gala njihet për veshje ekstravagante dhe kreative, Bad Bunny u dallua për konceptin artistik që solli rreth plakjes dhe kohës.

Duke folur me humor në tapetin e kuq, ai tha se i ishin dashur “53 vjet” për të përfunduar pamjen e tij dhe se rezultati ia kishte vlejtur. Paraqitja e tij u prit me shumë interes, pasi nuk ishte thjesht një veshje, por një transformim i plotë me efekte speciale. Publiku dhe mediat e vlerësuan si një nga momentet më kreative të eventit.

Transformimi u realizua nga Mike Marino, i njohur për punën e tij në projekte të mëdha filmike si “The Batman”, “The Irishman” dhe “The Penguin”. Sipas tij, përgatitja zgjati rreth gjashtë javë dhe përfshiu skanime me lazer, printim 3D, skulpturim me argjilë dhe detaje të punuara me dorë. Çdo element i fytyrës, nga rrudhat deri te struktura e lëkurës, u krijua me kujdes për të arritur një efekt sa më realist.

Ekipi krijoi proteza të personalizuara për fytyrën, qafën, duart dhe veshët e artistit, të realizuara me silikon ultra të hollë që lejonte lëvizje natyrale. Pamja u kompletua me flokë, vetulla dhe mjekër gri. Për të arritur saktësi maksimale, u përdorën edhe fotografi 360 gradë dhe studime të strukturës së fytyrës.

Arsyeja (interesante) pas transformimit të Bad Bunny-t në një

Sipas Marino-s, ideja nuk ishte të krijohej një imazh i një plaku të lodhur, por një version elegant dhe dinamik i plakjes. Ai theksoi se qëllimi ishte që personazhi të dukej i kuruar, duke iu përshtatur natyrës glamuroze të Met Gala. Procesi kërkonte një kuptim të thellë të anatomisë së fytyrës, i ngjashëm me atë të një kirurgu plastik, por me qëllim artistik.

Frymëzimi i paraqitjes lidhej me temën e ekspozitës së Institutit të Kostumeve, e cila këtë vit fokusohej në trupin e njeriut dhe mënyrat si ai përfaqësohet në modë dhe art. Veçanërisht, një nga pjesët e ekspozitës trajtonte plakjen, një temë shpesh e anashkaluar në industrinë e modës. Në këtë kontekst, Bad Bunny solli një interpretim artistik që vendoste plakjen në qendër të vëmendjes.

Sipas krijuesit të efektit, projekti kishte edhe një mesazh më të thellë për perceptimin e moshës dhe bukurisë. Ai theksoi se ka një bukuri në rritje dhe ndryshim, dhe se artisti arriti ta shfaqte këtë ide në mënyrë të guximshme dhe kreative. Paraqitja e Bad Bunny u konsiderua kështu jo vetëm një moment mode, por edhe një deklaratë artistike për kohën dhe identitetin.

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

The (interesting) reason behind Bad Bunny's transformation into an 85-year-old at the Met Gala

Arsyeja (interesante) pas transformimit të Bad Bunny-t në një
Bad Bunny showed up at the 2026 Met Gala with one of the most talked-about looks of the night, opting for a complete transformation that showed him as an older man. The 32-year-old singer appeared with gray hair, pronounced wrinkles, facial prosthetics and a cane, creating an image that caught everyone's attention on the red carpet. Although the Met Gala is known for extravagant and creative outfits, Bad Bunny stood out for the artistic concept he brought about aging and time.

Speaking humorously on the red carpet, he said it had taken him “53 years” to complete his look and that the result had been worth it. His appearance was met with great interest, as it was not just a dress, but a complete transformation with special effects. The audience and the media praised it as one of the most creative moments of the event.

The transformation was carried out by Mike Marino, known for his work on major film projects such as “ The Batman,” “The Irishman,” and “The Penguin .” According to him, the preparation took about six weeks and involved laser scanning, 3D printing, clay sculpting, and hand-crafted details. Every element of the face, from wrinkles to skin texture, was carefully created to achieve the most realistic effect.

The team created custom prosthetics for the artist's face, neck, hands, and ears, made of ultra-thin silicone that allowed for natural movement. The look was completed with gray hair, eyebrows, and a beard. 360-degree photography and facial structure studies were also used to achieve maximum accuracy.

Arsyeja (interesante) pas transformimit të Bad Bunny-t në një

According to Marino, the idea was not to create an image of a tired old man, but an elegant and dynamic version of aging. He emphasized that the goal was to make the character look curated, fitting into the glamorous nature of the Met Gala . The process required a deep understanding of facial anatomy, similar to that of a plastic surgeon, but with an artistic purpose.

The inspiration for the look was tied to the theme of the Costume Institute’s exhibition, which this year focused on the human body and the ways it is represented in fashion and art. In particular, one of the exhibition’s sections dealt with aging, a topic often overlooked in the fashion industry. In this context, Bad Bunny brought an artistic interpretation that put aging in the spotlight.

According to the creator of the effect, the project also had a deeper message about the perception of age and beauty. He emphasized that there is a beauty in growth and change, and that the artist managed to express this idea in a bold and creative way. Bad Bunny's appearance was thus considered not only a fashion moment, but also an artistic statement about time and identity.