Showbiz

Ardit Gjebrea për shembjen e Teatrit: 'Mëngjesin e sotëm e solli harresa!'

Ardit Gjebrea për shembjen e Teatrit: 'Mëngjesin e sotëm e
Photo Courtesy of Tv Klan

Shembja e Teatrit Kombëtar u shoqërua me shumë zemërim nga protestuesit që ishin kundër prishjes së tij, me reagime qytetarësh, politikanësh, artistësh, por dhe me reflektime që në një moment si ky shërbejnë për të na kthjelluar edhe më mirë.

Programin e sotëm të "E diela Shqiptare", Ardit Gjebrea e nisi pikërisht me një reflektim nisur nga ç'ndodhi orët e para të mëngjesit. Sipas tij, shembja e vërtetë e Teatrit ka ndodhur para shumë kohësh, që kur artistët dhe kultura janë lënë pas dore për breza me radhë dhe askush s'ka ngritur zërin për ta ndryshuar këtë.

"Sot dita nisi papritmas me një ngjarje kulturore, që do thoja është edhe politike. Godina e Teatrit Kombëtar u shemb, por shembja e vërtetë është mungesa e kujdesit prej shumë vitesh për komunitetin që ka mbajtur gjallë breza të tërë. Për atë komunitet që ka fituar duartrokitjen, nderim, respekt, por që pas viteve të demokracisë nuk pati kujdesin e një strategjie që të ecte paralel me zhvillimin e biznesit, të ekonomisë dhe të lulëzonte siç artistët vërtetë meritojnë."

Për të, shembjen e Teatrit e solli harresa dhe neglizhenca e shumë viteve kundrejt artistëve dhe punës së tyre.

"Harresa ose lënia pas dore sot solli mëngjesin e sotëm… Është shumë vonë, nuk e mbrojtët dot godinën sepse nuk keni mbrojtur artistët që e kanë mbajtur këtë godinë prej kohësh. Dikur zgërdhinit dhëmbët kur kryeministri i sotëm bënte batuta për Violeta Manushin, që ishte njësoj sikur të shpotitje një brez që i ka dhënë vlerë mureve që u shembën sot. Kush ka më shumë rëndësi? Muret apo njerëzit? Kush i jep vlerë institucionit?

E nëse nuk je kujdesur për ta, e nëse nuk ulërin dhe të vritesh për artistët, është shumë pak sot të mbrosh pasojën e veprën që mban emrin artist teatri. Duhet që politikanët të ndërtojnë një politikë të caktuar për teatrin, të gjithë bashkë, që do të thotë për artistët e teatrit. Duhet që ne të mbushim sallat që ata të marrin frutin e djersës së tyre."-përfundon Gjebrea.

Shembja e Teatrit Kombëtar nisi rreth orës 04:30 të mëngjesit, aksion i cili u shoqërua me tension, përleshje mes policisë dhe protestuesëve që u përpoqën të bënin rezistencë gjer në fund.

 

REELS

Thjesht një test 😼

I keni parë kostumet e reja nga Shop Class? Këtë sezon vijnë ndryshe dhe JO, nuk janë njësoj si gjithë të tjerët sepse koleksioni i ri “WEAR YOUR ENERGY’ me prerjet e veçanta, oversize, i shkojnë çdo trupi. Shto këtu detajin më IN të ‘Layers-ave’ dhe 5 ngjyrat i bëjnë ndryshe nga gjithçka që keni parë më parë. Për të vërtetuar çdo fjalë që është shkruar më sipër shkoni te @shopclassavonline dhe zgjidhni kostumin tuajin sepse vajzat që nuk duan të jenë si të tjerat, meritojnë CLASS.

Gjithmonë gati!

@sunride.al bën 2 vjeç dhe në këtë ditëlindje vjen me shumë oferta dhe argëtim pa fund.

Një brand shumë ndryshe vjen për herë të parë në Shqipëri! @skin.care.albania

Prindërit më kanë krahasur gjithmonë me kushërirat, ndaj s’ndihem kurrë sikur bëj mjaftueshëm.

Si do reagonit po të merrnit një propozim të tillë? 🤨

Për të gjithë prindërit e rinj – @mamushe.co mendon për ju! Regjistrohuni brenda muajit Tetor dhe përfitoni 30% ulje. Kush tha që të bëhesh prind nuk vjen me përfitime?

Për ç’po flasin?

Vuan nga sëmundja e quajtur Lyme dhe depresioni

Ardit Gjebrea for the demolition of the Theater: 'Today's morning brought oblivion!'

Ardit Gjebrea për shembjen e Teatrit: 'Mëngjesin e sotëm e
Photo Courtesy of Tv Klan

The demolition of the National Theater was accompanied by a lot of anger from the protesters who were against its demolition, with reactions from citizens, politicians, artists, but also with reflections that at a moment like this serve to enlighten us even better.

Today's program of "E diela Shqiptare", Ardit Gjebrea started with a reflection based on what happened in the early hours of the morning. According to him, the real collapse of the Theater took place a long time ago, when artists and culture have been neglected for generations and no one has raised their voice to change that.

"Today the day started suddenly with a cultural event, which I would say is also political. The National Theater building collapsed, but the real collapse is the lack of care for many years for the community that has kept whole generations alive. For that community that has won the applause, the respect, the respect, but that after the years of democracy did not have the care of a strategy that went hand in hand with the development of business, the economy and flourished as artists really deserve. "

For him, the collapse of the Theater was brought about by the forgetfulness and neglect of many years towards artists and their work.

"Forgetfulness or neglect today brought this morning… It's too late, you couldn't protect the building because you haven't protected the artists who have kept this building for a long time. just like slandering a generation that has valued the walls that collapsed today. Who cares more? The walls or the people? Who values the institution?

And if you haven't taken care of them, and if you don't scream and be killed for the artists, it's very little today to defend the consequence of the work that bears the name of theater artist. Politicians need to build a policy for the theater, all together, which means for theater artists. We need to fill the halls for them to get the fruit of their sweat, "Gjebrea concludes.

The demolition of the National Theater began around 4:30 a.m., an action which was accompanied by tension, clashes between police and protesters who tried to resist until the end.