Një diamant i rrallë u shit të mërkurën për 48.5 milion dollarë, duke vendosur një rekord të ri për stolitë që shiten në ankand. Diamanti 'Blue Moon', i montuar në një unazë cilësohet si një gur i rrallë prej 12.03 karat dhe është shitur në Gjenevë.
Blerësi i stolisë së çmuar është manjati nga Hong Kong-u, Joseph Lau Luen-hungs, që ka një pasion nga bizhuve të çmuara.
'Me shitjen e 'Blue Moon' kemi vendosur një rekord të ri botëror në ankand për vlerën e diamanteve dhe stolive të çmuara', tha drejtuesi i ankandit, David Bennet. Ai shtoi gjithashtu se blerësi nga Hong Kong-u vendosi t'i ndryshojë edhe emrin gurit të çmuar, duke e quajtur 'The Blue Moon of Josephine'.
Diamanti me gur blu është gjetur në minierën e famshëm të Afrikës së Jugut- Cullinan , në janar të 2014-ës.
Burimi: The Guardian; Përshtati: Jolinda Levonja