News

Anëtarja e Kongresit flet për komentet seksiste: 'Nuk është hera e parë që ndodh'

Anëtarja e Kongresit flet për komentet seksiste: 'Nuk

Anëtarët e Kongresit, Alexandria Ocasio-Cortez/ AOC (New York) dhe Ted Yoho (Florida) kanë patur një përplasje në një nga mbledhjet e Kongresit. Sipas, reporterit së The Hill, historia qëndron kështu:

Në një proces votimi, Yoho sapo kishte votuar dhe ndërsa AOC po votonte, republikani nga Florida vendosi të konfrontohej me të. Yoho i tha Alexandrës se komentet e saj të fundit mbi varfërinë dhe policinë ishin të neveritshme dhe e quajti atë “të çmendur”. AOC u përgjigj se Yoho ishte “i pasjellshëm” dhe teksa ai po largohej, e quajti atë “a f**king bitch”.

Yoho, tha ditën e mërkurë se fjalët poshtëruese që qarkullonin në shtyp, nuk i janë thënë kurrë kolegëve të tij dhe kërkoi falje qëAlexandria e kishte dëgjuar në atë mënyrë. Më shumë se njdesë, fjalimi dukej se ishte ironik. Ndërkohë, ditën tjetër ai shprehet kështu: “Refuzoj të kërkoj falje për diçka që nuk e kam thënë. . .”

Sidoqoftë, kjo nuk është thjesht një mosmarrëveshje midis dy personave për ato që u thanë në një bisedë private. Gazetari i The Hill, është dëshmitari, i cili thotë pikërisht të njëjtën “histori” me Cortez. Pra, dy njerëz nuk mund t’i kenë dëgjuar gabim fjalët në të njëjtën kohë.

Pas reagimit të tij të dytë, Cortez ka vendosur të mbajë një fjalim drejtuar gjithë problematikës:

“Rreth dy ditë më parë, po ngjitesha drejt shkallëve të “The Capitol”, kur përfaqësuesi Yoho, shoqëruar nga Roger Willimams, papritur kthehet nga unë dhe më drejton gishtin, duke më quajtur të çmendur, të shpifur dhe të rrezikshme. . . “

Ajo vazhdon:

“Në një mënyrë a një tjetër, të gjithave na është dashur të përballemi me këtë. Dua të qartësoj se komentet e tij nuk ishin lënduese për mua sepse unë kam bërë punë të rëndomta, kam qenë kamariere, kam marrë autobusin, kam ecur në këmbë rrugëve të qytetit të New York-ut dhe kjo lloj gjuhe nuk është diçka e re. Kjo nuk është diçka e re dhe ky është problemi. Zoti Yoho nuk ishte vetëm, ai i ishte i shoqëruar nga Roger Williams dhe këtu kuptohet se ky problem nuk është thjesht një incident, është problem kulturor. Është një ngërç i kulturës së dhunës dhe gjuhës dhunuese. Kjo nuk është hera e parë që ndodh. Vitin e kaluar, presidenti i SHBA-së, më tha të shkoja në shtëpi, duke nënkuptuar se nuk i përkas këtij vendi."

Cortez, përmend edhe viktimizimin e Yoho-s duke përdorur familjen e tij:

"Pas fjalëve të zotit Yoho, për një moment mendova se ishte vetëm një ditë e keqe në punë, se do të merrja çantën e do të largohesha, por sot ai fillon të flasë dhe përpiqet të justifikojë sjelljen e tij dhe këtë nuk mund ta toleroj. Nuk mund të lejoj që mbesat e mia, viktimat e tjera të dhunës verbale ose jo, të shohin sesi një sjellje e tillë e kongresmenit, pranohet nga të gjithë dhe Kongresi rri në heshtje. Prandaj jam këtu sot. Nuk kam nevojë që përfaqësuesi Yoho të më kërkojë falje. Qartazi, ai nuk ka ndërmend ta bëjë këtë. Diçka që s’e kam kuptuar kurrë është përdorimi i bashkëshorteve dhe vajzave si mburoja dhe justifikime për një sjellje të keqe. Në fjalimin e tij, Zoti Yoho përmend se ka një grua dhe dy vajza. Unë jam dy vite më e rë se vajza më e vogël e tij. Edhe unë jam vajza e dikujt. Babai im, fatmirësisht, nuk është gjallë për të parë se si Yoho e trajtoi vajzën e tij. Jam këtu sepse duhet t’i tregoj prindërve të mi, se jam vajza e tyre dhe ata nuk më rritën për të pranuar abuzim të çdo lloji nga një burrë. “

Për realizimin e këtij artikulli u përdorën pjesërisht materiale nga CNN.

 

REELS

Mendimi juaj? Shumë komentues e konsiderojnë si jo normale këtë sjellje dhe pretendoj se mes tyre mund të ketë një lidhje/pëlqim të fshehtë.

Rrini ju!

Më thuaj mendimin e parë

Protestat shpërthyen pas vendimit të qeverisë për të bllokuar aksesin në Facebook, Instagram dhe TikTok, duke e justifikuar me përhapjen e lajmeve të rreme. Të rinjtë e panë këtë si një përpjekje për të heshtur një lëvizje digjitale kundër korrupsionit. Sulmet u drejtuan edhe ndaj institucioneve politike dhe rezidencave private: Parlamenti, Presidenca dhe Gjykata e Lartë u përfshinë nga flakët, ashtu si edhe shtëpitë e dhjetëra ministrave, përfshirë atë të sapoemëruarit.

Të gjitha kemi ditë kur përpiqemi të bindim veten që po e qajmë dhe vetë një smokey eye, por kë po gënjejmë? Mjafton të shikojmë @art_by_sona3 që duket sikur punon me pendë në vend të furçave dhe të kujtojmë pse duhet të jemi falenderuese që ekzistojnë profesionistet!

Zemër, zgjohu! Faleminderit shumë dhe më falni për shqetësimin!

Teach them young!

🆕Fresh start marketing pack! Më shumë promovim, më shumë rritje, më shumë klientë të rinj! 📈 Për më shumë info na telefononi në +355 0697070150

Historia e tyre u tregua në librin autobiografik që ata shkruan së bashku, “Një histori krejt ndryshe dashurie”, dhe më vonë në dokumentarin e vitit 2007, “Crazy Love” (Dashuri e Çmendur).

Në situata të ngjashme tregohuni empatikë, mos qeshni!

Congresswoman talks about sexist comments: This is not the first time this has happened

Anëtarja e Kongresit flet për komentet seksiste: 'Nuk

Members of Congress Alexandra Ocasio-Cortez / AOC (New York) and Ted Yoho (Florida) had a clash at one of the congressional meetings. According to The Hill reporter, the story goes like this:

In a voting process, Yoho had just voted and while the AOC was voting, the Republican from Florida decided to confront him. Yoho told Alexandra that her recent comments on poverty and the police were disgusting and called her "crazy." The AOC responded that Yoho was "rude" and as he was leaving, called him "af ** king bitch".

Yoho, said on Wednesday that the derogatory words circulating in the press were never said to his colleagues and apologized that Alexandra had heard him that way. More than a dozen, the speech seemed ironic. Meanwhile, the next day he says: “I refuse to apologize for something I did not say. . ".

However, this is not simply a dispute between two people over what was said in a private conversation. The Hill reporter is the witness, who tells exactly the same "story" with Cortez. So two people could not have misunderstood the words at the same time.

After his second reaction, Cortez decided to give a speech addressing the whole issue:

About two days ago, I was climbing the stairs of The Capitol when representative Yoho, accompanied by Roger Willimams, suddenly turned from me and pointed his finger at me, calling me crazy, slanderous and dangerous. . . "

She continues:

"In one way or another, we all had to face this. I want to make it clear that his comments were not hurtful to me because I did chores, I was a waitress, I took the bus, I walked the streets of New York City and this kind of language is nothing new. This is not something new and this is the problem. Mr. Yoho was not alone, he was accompanied by Roger Williams and here it is understood that this problem is not just an incident, it is a cultural problem. It is a stalemate of a culture of violence and violent language. This is not the first time this has happened. "Last year, the president of the United States told me to go home, implying that I do not belong to this country."

Pas fjalëve të zotit Yoho, për një moment mendova se ishte vetëm një ditë e keqe në punë, se do të merrja çantën e do të largohesha, por sot ai fillon të flasë dhe përpiqet të justifikojë sjelljen e tij dhe këtë nuk mund ta toleroj. Nuk mund të lejoj që mbesat e mia, viktimat e tjera të dhunës verbale ose jo, të shohin sesi një sjellje e tillë e kongresmenit, pranohet nga të gjithë dhe kongresi rri në heshtje. Prandaj jam këtu sot. Nuk kam nevojë që përfaqësuesi Yoho të më kërkojë falje. Qartazi, ai nuk ka ndërmend ta bëjë këtë. Diçka që s’e kam kuptuar kurrë është përdorimi i bashhkëshorteve dhe vajzave si mburoja dhe justifikime për një sjellje të keqe. Në fjalimin e tij, Zoti Yoho përmend se ka një grua dhe dy vajza. Unë jam dy vite më e rë se vajza më e vogël e tij. Edhe unë jam vajza e dikujt. Babai im, fatmirësisht, nuk është gjallë për të parë se si Yoho e trajtoi vajzën e tij. Jam këtu sepse duhet t’i tregoj prindërve të mi, se jam vajza e tyre dhe ata nuk më rritën për të pranuar abuzim të çdo lloji nga një burrë. “

Materials from CNN were used in part to make this article.