George Clooney dhe Amal u shfaqën për herë të parë në një ceremoni të rëndësishme ndarjeje çmimesh dhe ishin të dy epitoma e elegancës.
Amal, 36-vjeçare, shkëlqeu me një fustan Dior të zi, me një pamje shumë të ngjashme me legjendën e ekranit Audrey Hepburn.
Avokatja e të drejtave njerëzore, e cila u martua me George 53-vjeçar në shtator, kishte vendosur edhe vathë diamanti dhe një çantë të bardhë, ku kishte ngjitur një shenjë "Je suis Charlie".
Amal i ka bërë përshtypje gjithë Hollywood-it me zgjedhjen e saj. Fashion Police e përzgjodhi si të veshurën më mirë në Tapetin e Kuq.
Në momentin kur George pranoi çmimin Cecile deMill, tha në fjalimin falenderues: "Të gjesh dikë që dashuron ëshë diçka përulëse. Edhe më mirë, nëse ke gjithë jetën që pret. Amal, çfarëdo alkimie na bëri bashkë, nuk mund të jem më krenare që jam bashkëshorti yt."
Burimi: Daily Mail
#shwobiz