
Një moment emocional dhe një vendim i fortë tronditën mbrëmë shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4. Banori Aldo Marku theu kutinë e emergjencës për të takuar vajzën e tij, por ky veprim kishte një pasojë të rëndësishme: ai duhej të dërgonte një banor tjetër në nominim të përhershëm.
Aldo mori vendimin që Gerta Gixhari të shkojë në televotim deri në fund të qëndrimit të saj në shtëpi. Ky veprim shkaktoi tensione mes të dyve, duke ndezur një debat të ashpër.
“Ju kërkoj ndjesë nëse mund të shihet si egoizëm, por kam disa ditë që kam nevojë ta shoh vajzën time,” tha Aldo. Pas leximit të zarfit, ai shtoi: “Duke qenë se Gerta më tha ‘trego që ke gjak’, nuk do e mendoj dy herë dhe do ta çoj atë në nominim.” Ndër arsyet e tij ai u përmendi edhe situatën e Gertës me Livian.
Ky vendim ngjalli reagime të forta nga Gerta, e cila u shpreh e zhgënjyer nga zgjedhja e Aldos. Pavarësisht përplasjes, ajo deklaroi se nuk i trembet televotimit, por nuk e priste këtë lëvizje nga ai.
Takimi me vajzën që u bë sot ka prekur edhe banorët e tjerë të shtëpisë, të cilët nuk i mbajtën dot lotët gjatë momentit emocional të Aldos.
View this post on Instagram
Artikuj të sugjeruar: