Mbrëmjen e sotme të gjithë festojnë Halloween-in sipas mënyrave të tyre. Prej vitesh tashmë, kjo festë (që në fakt nuk është një festë) është përhapur gjerësisht edhe tek ne. Ndonëse një pjesë e mirë, për të mos thënë shumica nuk e dinë kuptimin e ditës që thuhet se zgjon shpirtrat e vdekur, sërish festojnë.
Dhe vëmendja ndaj kësaj feste duket se po shtohet vit pas viti. Sipas një artikulli të publikuar në Monitor, tani qytetarët e kryeqytetit bëjnë shpenzime të “frikshme” për 31 tetorin.
Informacionet e mbledhura nga vendet më pikante ku mund të gjesh veshje apo maska të ndryshme, është arritur në përfundimin se kërkesa ka ndryshuar shumë gjatë 10 viteve të fundit.
Sipas shitësve, kërkesat më të mëdha vijnë nga fëmijët dhe të rinjtë. Kjo, sepse edhe nëpër shkolla apo kopshte organizohen festa me rastin e Halloween-it. Duket se kohët e fundit shpqiptarët nuk mjaftohen vetëm me një maskë, pasi kërkesa për veshje të mirëfillta personazhesh janë dyfishuar.