Rita Ora-n mund ta quajmë me plot gojën shqiptare të zjarrtë dhe për këtë kemi pafund prova. Nëse gjithë të tjerët atmosferën e festave e kombinojnë me këngë Krishtlindjesh në sfond, Rita feston ndryshe.
Prej pak orësh, në Instagram qarkullon një video e saj teksa kërcen gjithë pasion këngën “Valle Kosovare” të kënduar nga Shpat Kasapi.
E veshur me një fustan gjithë shkëlqim, këngëtarja ja merr valles si profesioniste e lindur. Ndaloni pak dhe shihni hapat e saj. Janë kaq të saktë.
Për të mos folur për mënyrën si mban shaminë. Puro shqiptare! Në fakt kjo nuk është hera e parë që Rita tregon se gëzon 100% pasionin e një shqiptareje. Edhe kur bëhet fjalë për të dashurit, ua kujton gjithnjë nga vjen dhe sa e zjarrtë është, kështu që të gjithë janë të qartë që në fillim.