Fashion & Beauty

Aktorja pranon se i ka dhënë fund operacioneve plastike

Aktorja pranon se i ka dhënë fund operacioneve plastike

Jane Fonda, aktorja 82-vjeçare, pranoi se nuk do të bëjë më ndryshime në trup a fytyrë.

“S’mund të pretendoj se s’jam vanitoze, por s’do të bëj më operacione plastike,” tha ajo për Elle Canada. “Duhet të punoj çdo ditë për të pranuar veten; s’e kam aspak të lehtë.”

Tani, aktorja bën shaka me pasiguritë që ka dhe i poston në rrjetet sociale për të frymëzuar të tjerët.

‘Përpiqem ta bëj sa më të qartë që e vuaj prej vitesh mënyrën si dukem,” tha jo. “Postoj foto ku dukem e lodhur apo keq.”

Fonda ka folur më parë për zgjedhjen e saj për të përmirësuar në njëfarë mënyre pamjen. “Nga njëra anë, e urrej faktin që duhej të ndryshoja mënyrën si dukesha për t’u ndjerë mirë. Do të doja të mos isha kështu,” thotë aktorja në dokumentarin e saj për HBO. “Më pëlqejnë fytyrat e plakura, fytyrat që kanë jetuar. Do të doja të isha aq trime, por s’jam.”

Prej dekadash, Fonda ka vuajtur nga bulimia, që gjithashtu ka ndikuar në vendimin e saj për t’iu nënshtruar operacioneve plastike.

REELS

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

The actress admits she has put an end to plastic surgery

Aktorja pranon se i ka dhënë fund operacioneve plastike

The 82-year-old actress Jane Fonda admitted she will no longer make changes to her body or face.

"I can't pretend I'm not vanity, but I will no longer have plastic surgery," she told Elle Canada. “I have to work every day to accept myself; it's not easy for me. "

Now, the actress jokes about her insecurities and posts them on social media to inspire others.

"I try to make it as clear as possible that I have been suffering the way I look for years," he said. "Post a picture where I look tired or ill."

Fonda has previously talked about her choice to somehow enhance the look. “On the one hand, I hated the fact that I had to change the way I looked to feel good. I wish I wasn't like that, ”the actress says in her documentary for HBO. “I like the aging faces, the faces that lived. I wish I was so brave, but I'm not. "

For decades, Fonda has suffered from bulimia, which has also influenced her decision to undergo plastic surgery.