Fashion & Beauty

Age Stop feston 8 vite në Shqipëri dhe po, ka një arsye pse disa brande mbeten

Age Stop feston 8 vite në Shqipëri dhe po, ka një arsye pse disa
Foto: Age Stop Switzerland

Disa produkte nuk bëjnë zhurmë kur hyjnë në jetën tonë. I provojmë një herë, ndoshta pa pasur shumë pritshmëri. Pastaj na pëlqejnë. Pastaj i kërkojmë sërish. Dhe një ditë, pa e vënë re, janë aty: në mëngjes, në mbrëmje, në ato pak minuta që ia kushtojmë vetes.

Kështu nisin shpesh marrëdhëniet më të mira me brandet e bukurisë: jo me premtime të mëdha, por me një ndjesi që përsëritet. Me një produkt që na bind dhe na bën t’i rikthehemi sërish.

Këtë vit, Age Stop Switzerland mbush 8 vite në Shqipëri. Në një industri ku çdo sezon sjell produkte, rutina dhe trende të reja, kjo shifër është një tregues se diçka ka funksionuar. Diçka ka mbetur.

Siç shumë prej jush e dini, Age Stop është një brand zviceran premium për kujdesin ndaj lëkurës, i themeluar në Zug, Zvicër, pas shumë vitesh eksperience në projekte kërkimore në fushën e kozmetikës. Filozofia e tij është e qartë: natyra dhe shkenca nuk qëndrojnë në anë të kundërta, por takohen aty ku kujdesi për lëkurën bëhet më i saktë, më i menduar dhe më efektiv.

Linja e produkteve Age Stop mbështetet te standardet e larta të ekspertizës zvicerane, te përbërësit e provuar shkencërisht dhe te teknologjia e formulave të vlerësuara ndërkombëtarisht. Në qendër janë formula të orientuara drejt rezultatit, të krijuara për t’iu përgjigjur nevojave të ndryshme të lëkurës, nga hidratimi dhe rigjenerimi, te kujdesi anti-aging dhe mbështetja e një pamjeje më të shëndetshme.

Ajo që e bën Age Stop të dallojë është pikërisht mënyra si e trajton kujdesin ndaj lëkurës: jo si një hap të vetëm në rutinë, por si një proces ku përbërësit, teknologjia dhe konsistenca punojnë bashkë. Peptidet, bioretinoli, niacinamide, algat dhe ekstraktet natyrale janë pjesë e filozofisë së brandit, duke sjellë formula që synojnë të kujdesen për lëkurën pa e trajtuar bukurinë si një rezultat të menjëhershëm, por si diçka që ndërtohet me kohë.

Elementi “Swiss Made” është një pjesë e rëndësishme e identitetit të Age Stop, jo vetëm si origjinë gjeografike, por edhe si një mënyrë të menduari: saktësi, standard, kërkim, formulim i kujdesshëm dhe besim te cilësia. Në një industri ku premtimet janë të shumta (e fatkeqësisht, jo pak herë janë premtime boshe) kjo qasje e vendos brandin në një territor më të qartë: atë të kujdesit premium, ku rezultati lidhet me shkencën, por edhe me përditshmërinë e atyre që e përdorin.

Por një brand nuk mbahet mend vetëm për formulat e tij. Mbahet mend për mënyrën si hyn në jetën e njerëzve. Për mënyrën si një emër fillon të njihet, pastaj të besohet, derisa bëhet pjesë e përditshmërisë.

Për Age Stop, kjo histori është ndërtuar hap pas hapi në Shqipëri: përmes produkteve, partnerëve, bashkëpunimeve dhe njerëzve që e kanë shoqëruar brandin në etapa të ndryshme të rrugëtimit të tij.

Pikërisht ky rrugëtim u festua me një mbrëmje ekskluzive në Amarea Boutique Hotel dhe Baia Beach, ku u mblodhën miq të Age Stop, bashkëpunëtorë, bloggers, beauty influencers, gazetarë dhe të ftuar specialë.

Mbrëmja ishte e kuruar, elegante dhe në të njëjtën frymë me atë që Age Stop përfaqëson: një estetikë e pastër, pa tepricë, ku bukuria nuk shihet si efekt i menjëhershëm, por si kujdes i vazhdueshëm.

Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse disa brande zgjasin: sepse nuk mbeten vetëm te produkti, por bëhen pjesë e një zakoni, e një rituali, e një qasjeje më të kujdesshme ndaj vetes.

Tetë vite më vonë, Age Stop vazhdon të qëndrojë aty ku natyra takohet me shkencën, standardi zviceran me kujdesin e përditshëm dhe inovacioni me besimin që kërkon kohë për t’u ndërtuar.

Një histori suksesi e ndërtuar ngadalë, ashtu si çdo gjë që është menduar për të zgjatur.

REELS

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_

🙂‍↕️🙂‍↕️🙂‍↕️

Gjatë një seance në parlament ku po flitej për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, deputeti Reichardt nisi ta ndërpriste dhe t’i ndërhynte asaj gjatë fjalimit. Kathrin Gebel ndaloi fjalimin, u kthye nga ai dhe i tha tekstualisht: “Zoti Reichardt, klitori ka 10,000 mbaresa nervore dhe ju përsëri jeni më i ndjeshëm se ai!” Ky reagim i papritur “shokoi” sallën dhe u shpërnda me shpejtësi në Instagram e TikTok. Njerëzit në rrjet e kanë quajtur si një nga replikat më epike dhe të shpejta (comeback) në politikën gjermane kohët e fundit.