Afrona Dika, e ftuar në një bisedë virtuale në “Kosova Today”, ka folur për podkastin e saj “Talk with Afrona” dhe për intervistën e përfolur me ish-bashkëshortin e saj, Blero Muharremin.
Ajo tregoi se para se të zhvillohej podkasti, ka folur me Bleron për 3 orë dhe janë sqaruar për gjithçka:
“Kemi pasur një bisedë tri orësh para podkastit. Jemi sqaruar për të gjitha gjërat dhe kemi folur. Nuk mund të them se ka qenë ideja ime apo e Bleros", duke shtuar: "Nuk e kemi pasur block njëri-tjetrin. Thjesht, ka qenë një bisedë që e kemi pasur nevojë ta bëjmë të dy, për shpirtin tonë. Mendoj që gjithmonë duhet të ndahesh në (marrëdhënie) të mirë”.
Afrona tha se nuk ka mbetur më asgjë pezull mes çifitit dhe me rëndësi është fakti që janë pajtuar dhe kanë qenë të sinqertë me njëri-tjetrin. Afrona tha se nuk e kishin planifikuar kërkesën për falje, por thjesht ndodhi. Ajo theksoi se kanë dashur të japin një shembull që ish-bashkëshorti duhet parë si armik. “Ky ka qenë mesazhi që kemi dashur të tregojmë”.
Më tej, ajo i ktheu dhe përgjigje pyetjes se nëse do të ribashkohet me Bleron, duke thënë se nuk ka gjasa.
“Nuk është se do të ribashkohemi. Jemi ndarë, kemi ndarë rrugët dhe jemi shumë mirë me njëri-tjetrin”.
Artikuj të sugjeruar: