Pak kohë më parë David Beckham u vu në qendër të vëmendjes për një foto të postuar në Instagram-in e tij. Ai shfaqej duke puthur të bijën në buzë dhe fotoja hasi shumë polemika dhe u kritikua nga publiku sepse konsiderohet e papërshtatshme. David tha se është shumë i dashur me fëmijët e tij, nuk e sheh si një gjest të pahijshëm dhe se i puth të gjithë të vegjlit e tij kështu.
Të njëjtën gjë ka bërë dhe Adrola. Ajo ka publikuar një foto të sajën me djalin e saj Troin, ku po e puth në buzë. Disa nga ndjekësit e saj kanë komentuar gjithë dashuri sepse iu ka pëlqyer fotoja. Ndërsa të tjerë, kanë reaguar njësoj si në rastin e David, duke thënë se një puthje e tillë është e panevojshme dhe e papërshtatshme.