Showbiz

Adrola rikthen foton e puthjes: ‘S’do të më mësoni ju si ta dua tim bir!’

Fotoja ku Adrola Dushi puth në buzë të birin, Troin, u ripublikua mbrëmë prej modeles në Instagram, bashkë me një përgjigje të prerë ndaj kritikave.

Adrola rikthen foton e puthjes: ‘S’do të më mësoni ju
Instagram: Photo Courtesy of @adroladushi

Adrola Dushi publikoi mbrëmë foton që në fundjavë, u detyrua ta fshinte pas një sërë komentesh ofenduese. Por këtë herë, mamaja e Troit 3-vjeçar shprehet e vendosur ta mbajë këtë foto, pavarësisht asaj se çfarë mund të mendojnë të tjerët.

Adrola rikthen foton e puthjes: ‘S’do të më mësoni ju

Në përshkrimin e fotos, Adrola jep një mesazh për të gjithë ata që e gjykojnë se puth në buzë të birin, duke u thënë se mund t’i mësojnë gjithçka, por s’mund t’i mësojnë si t’ia shprehë dashurinë djalit të vet.

“Doja mos të prishja qetësinë e pushimeve të mia, të mos merresha me komentet ofenduese dhe e fshiva këtë foto shumë të dashur për mua, por që ka shkaktuar shumë polemika.

Jam e vetëdijshme që jo çdo postim i imi do shkaktojë simpatinë tek ju, që jo çdo postim do të shkaktojë dashamirësi tek ju, të cilën nuk e kam kursyer asnjëherë.

Por kurrë nuk kam pritur që të më ofendonit për mënyrën si ia transmetoj dashurinë tim biri. Si t’i edukojmë fëmijët ka forma të caktuara, si t’ju flasim atyre ka forma të tjera. Çdokush mund të të japë një këshillë se në çfarë forme t’i bëjmë këto gjëra.

Gjithçka në jetë bëhet sipas disa formave, vetëm transmetimi i dashurisë tek fëmija jot nuk mund të ketë formë as mënyrë. dashuria për fëmijën është ndjenja më e madhe në botë dhe asnjë psikolog, doktor, i afërm apo kushdo qoftë nuk mund të të tregojë si ta shfaqësh atë.

Për gjithçka mund të më kritikoni, por vetëm sesi e shfaq dashurinë ndaj fëmijës tim jo; aq më pak të më ofendoni.”

Në të tilla situata janë vënë edhe personazhe të famshëm të huaj, si Belen Rodriguez, e cila në janar u kryqëzua nga ndjekësit për shkak të mënyrës si e puthte të birin në një video. (shiko këtu)

Adrola rikthen foton e puthjes: ‘S’do të më mësoni ju

Ndërkaq, muajve të fundit, David Beckham ka qenë në qendër të polemikave sepse poston foto ku puth vajzën e tij. “E shpifur, perverse. Të puthësh vajzën tënde në buzë është e çuditshme”, i shkruante një ndjekës (lexo këtu).

REELS

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰