Adelina Ismaili sot tregoi për herë të parë fytyrën e të birit, që qesh dhe gëzon me të ëmën që e ngre lart në breg të detit.
Uliksi, fëmija i parë i Adelinës, është tani 6 muajsh. Megjithëse babai, Vali dhe tezja, Zanfina, na kanë dhënë disa imazhe të vogëlushit, kjo video e tregon Uliksin më qartë se asnjëherë tjetër.
Gjithashtu, tregon se Adelina ka një super trup vetëm 6 muaj pas lindjes!
Pikërisht për këtë, komentet e njerëzve në Facebook janë plot, plot, plot komplimenta.
Kohëve të fundit Adelina është tërhequr nga jeta publike dhe rrallë poston ndonjë foto me të birin. Ndoshta prandaj, postimet e saj bëhen gjithmonë sensacion.