Fashion & Beauty

Acidi më i përfolur i momentit: Çfarë është dhe pse po bëhet i preferuari i të gjithëve

Acidi më i përfolur i momentit: Çfarë është dhe
Pinterest/@honeymoonavenus

Së fundmi, një përbërës ka fituar shumë vëmendje në botën e kujdesit për lëkurën: acidi azelaik. Ky përbërës vjen natyrshëm nga drithërat si gruri dhe elbi, por prodhohet gjithashtu edhe nga një lloj maje që gjendet në mënyrë natyrale në lëkurën tonë. Ajo që e bën të veçantë acidin azelaik është fakti që bashkon përfitimet e shumë acideve të tjera, pa shkaktuar irritim.

Acidi më i përfolur i momentit: Çfarë është dhe

Ai ndihmon në balancimin e lëkurës, pastron qelizat e vdekura, hap poret dhe lufton bakteret që shkaktojnë aknet, duke i dhënë lëkurës një pamje më të pastër, më të butë dhe më të ndritshme.

Acidi azelaik është gjithashtu një aleat i shkëlqyer për ata që përballen me njolla ose shenja pas akneve, pasi ndihmon në rregullimin e prodhimit të melaninës dhe në krijimin e një toni më të njëtrajtshëm të lëkurës. Për më tepër, është mjaft i butë për t’u përdorur edhe nga lëkurat më të ndjeshme, falë vetive të tij qetësuese dhe anti-inflamatore, ideale për gjendje si rosacea.

Si ta përfshini në rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën

Acidi më i përfolur i momentit: Çfarë është dhe

Filloni me një lëkurë të pastruar mirë dhe aplikoni një sasi të vogël acidi azelaik në mëngjes ose në darkë. Nëse lëkura juaj është e ndjeshme, përdoreni fillimisht çdo dy ditë, derisa të mësohet me të. Mos harroni më pas kremin hidratues dhe mbrojtësin e diellit, pasi acidi azelaik mund ta bëjë lëkurën pak më të ndjeshme ndaj rrezeve UV.

Ky përbërës kombinohet në mënyrë të shkëlqyer me niacinamidën dhe acidin hialuronik, ndërsa duhet shmangur përdorimi i tij në të njëjtën rutinë me retinoidet ose peroksidin e benzoilit, për të evituar irritimet.

Rezultatet vijnë gradualisht, por pas disa javësh do të vini re se lëkura bëhet më e lëmuar, më e pastër dhe me një shkëlqim natyral e të shëndetshëm.

REELS

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

The most talked about acid of the moment: What is it and why is it becoming everyone's favorite?

Acidi më i përfolur i momentit: Çfarë është dhe
Pinterest/@honeymoonavenus

Recently, one ingredient has been gaining a lot of attention in the skin care world: azelaic acid. This ingredient comes naturally from grains like wheat and barley, but it's also produced by a type of yeast that's naturally found on our skin. What makes azelaic acid special is that it combines the benefits of many other acids, without causing irritation.

Acidi më i përfolur i momentit: Çfarë është dhe

It helps balance the skin, cleanses dead cells, unclogs pores, and fights acne-causing bacteria, giving the skin a cleaner, softer, and brighter appearance.

Azelaic acid is also a great ally for those dealing with blemishes or post-acne marks, as it helps regulate melanin production and create a more even skin tone. What's more, it's gentle enough to be used by even the most sensitive skin, thanks to its soothing and anti-inflammatory properties, ideal for conditions like rosacea.

How to incorporate it into your skin care routine

Acidi më i përfolur i momentit: Çfarë është dhe

Start with well-cleansed skin and apply a small amount of azelaic acid in the morning or evening. If your skin is sensitive, use it every other day at first, until it gets used to it. Don't forget your moisturizer and sunscreen afterwards, as azelaic acid can make your skin slightly more sensitive to UV rays.

This ingredient combines excellently with niacinamide and hyaluronic acid, while it should be avoided in the same routine as retinoids or benzoyl peroxide, to avoid irritation.

Results come gradually, but after a few weeks you will notice that your skin becomes smoother, clearer and with a natural, healthy glow.