
Në fund të gushtit, Adelina Tahiri solli në jetën fëmijën e saj të parë, vogëlushin Jon. Ndonëse ka kaluar fare pak kohë që prej lindjes së djalit, nëna e re mezi po e pret fëmijën e dytë.

Në një video live në Instagram, Tahiri tha se shumë shpejt po mendon të sjellë në jetë fëmijën e dytë dhe se është mëse gati për t’u bërë sërish nënë.

Këngëtarja dhe bashkëshorti, Serjoza Markov do të presin edhe fare pak, për t’i mundësuar Jonit një vëlla ose motër. Dyshja bëri me dijeni se në të ardhem do të dëshironte pse jo, pesë fëmijë!