Lifestyle

A mund të jetë qenushi terapisti juaj?

A mund të jetë qenushi terapisti juaj?

Të dhënat e fundit tregojnë se edhe qentë e pastërvitur mund të ofrojnë përfitime për shëndetin mendor.

Në kohët që jetojmë, stresi është bërë pjesë e përditshmërisë sonë. Çdo ditë, njerëzit përballen me faktorë që shkaktojnë ankth, duke përfshirë problemet financiare, shqetësimet e përditshme dhe vështirësitë familjare. Si shkak i këtyre shqetësimeve, shëndeti ynë psikologjik dhe emocional vuan pasojat.

Fatkeqësisht, nga dhjetëra miliona njerëz që përballen me probleme emocionale, më pak se gjysma marrin trajtim të mirëfilltë psikologjik. Një nga arsyet që shumë probleme emocionale mbeten të patrajtuara ka të bëjë me koston e lartë të trajtimit, ndërsa një tjetër arsye lidhet me vështirësitë dhe pasiguritë që ende ekzistojnë për të kërkuar ndihmë psikologjike.

Për këtë arsye, shumë njerëz me probleme emocionale shpesh kërkojnë "kurime" alternative, si terapi arti, shahu, terapi me rërë, terapi kulinarie e të tjera. Megjithatë, sipas disa studimeve të reja, një nga mënyrat më të mira për të përmirësuar shëndetin tuaj mendor mund të jetë thjesht të merrni një qen si mikun tuaj më besnik. Efektet pozitive të qenve si terapistë në lehtësimin e problemeve psikologjike të lidhura me ankthin, janë të studiuara dhe provuara.

Si mund të ofrojë një qenush përfitime terapeutike?

Përfitimet emocionale dhe mendore që ofrojnë qentë duket se burojnë nga sjelljet e tyre natyrale, të cilat ndikojnë pozitivisht te njerëzit, më shumë sesa nga ndonjë sjellje e stërvitur specifikisht për ndihmë psikologjike.

Në studimin “Pet’s influence on humans’ daily physical activity and mental health: a meta-analysis”, 69% e pronarëve raportuan se qentë e tyre përmirësuan mirëqenien e tyre mendore dhe emocionale duke i ngushëlluar kur ishin të trishtuar, dhe ky lloj ngushëllimi i ndihmoi ata gjatë periudhave të përgjithshme stresuese (60%). Të tjerë raportuan përmirësime sepse qeni i tyre i kushtoi vëmendje dhe i dëgjoi kur kishin nevojë të shfryheshin (45%).

Në këtë studim, pronarët e qenve raportuan se kafshët e tyre përmirësonin humorin e tyre mesatarisht nëntë herë çdo ditë, duke i bërë të qeshnin (73%), duke luajtur (68%), duke u përkëdhelur me ta (67%), ose thjesht duke qenë një prani ngushëlluese dhe duke pushuar me ta në divan (64%). Është për t'u habitur, por 61% e të anketuarve e vlerësojnë kohën që kalojnë me qenin e tyre si pjesën më të mirë të ditës së tyre.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

POV: Po fle te gjyshërit në fshat

👀 Për çfarë po flasin? 👀

Mos zgjidhni më lodra vetëm se janë “të bukura”. Zgjidhni ato që formojnë trurin, emocionin dhe kujtimet. Na shkruaj moshën e fëmijës dhe ne do të të ndihmojmë të gjesh lodrën që bën diferencën. @noahs.ark.al – Loja që formon të ardhmen.

Njësoj motër, njësoj.

Vlerësojini gratë sa i keni në këtë jetë.

S’kisha lekë për terapi dhe

😂😂😂

Një kliente e irrituar i hodhi gotën me kafe të nxehtë punonjëses së McDonald’s në Saginaw, Michigan. Momenti u filmua nga dëshmitarët e rastit dhe u bë virale kudo në botë. Klientja ishte aq e njohur në komunitet, pra ishte një Karen, sa policia mori mbi 100 sinjalizime për identitetin e saj menjëherë pasi publikoi pamjet e incidentit. Videoja e regjistruar nga dëshmitarja Tara Martus tregon një pjesë të debatit të gjatë mes klientes dhe punonjëses. Në pamje, gruaja dëgjohet të thotë se kishte një orë që priste, ndërsa debaton me punonjësen, e cila i shpjegon se porosia e mëngjesit ishte anuluar automatikisht nga sistemi, pasi shërbimi ishte mbyllur. Punonjësja i përsërit disa herë se rimbursimi ishte bërë dhe do të kreditohej në llogari brenda 48 orësh.

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Can Your Puppy Be Your Therapist?

A mund të jetë qenushi terapisti juaj?

Recent evidence suggests that even purebred dogs may offer mental health benefits.

In the times we live in, stress has become part of our everyday life. Every day, people are faced with factors that cause anxiety, including financial problems, daily worries and family difficulties. As a result of these concerns, our psychological and emotional health suffers.

Unfortunately, of the tens of millions of people dealing with emotional problems, less than half receive proper psychological treatment. One of the reasons that many emotional problems remain untreated is related to the high cost of treatment, while another reason is related to the difficulties and uncertainties that still exist in seeking psychological help.

For this reason, many people with emotional problems often seek alternative "cures", such as art therapy, chess, sand therapy, culinary therapy and others. However, according to some new studies, one of the best ways to improve your mental health may simply be to adopt a dog as your best friend. The positive effects of therapy dogs in alleviating anxiety-related psychological problems are well-studied and proven.

How can a puppy provide therapeutic benefits?

The emotional and mental benefits that dogs provide appear to stem from their natural behaviors that positively affect humans, rather than from any behavior specifically trained for psychological assistance.

In the study "Pet's influence on humans' daily physical activity and mental health: a meta-analysis" , 69% of owners reported that their dogs improved their mental and emotional well-being by comforting them when they were sad, and this type of comfort helped them during generally stressful times (60%). Others reported improvements because their dog paid attention and listened to them when they needed to vent (45%).

In this study, dog owners reported that their pets improved their mood an average of nine times each day by making them laugh (73%), playing (68%), petting them (67%), or simply by being a comforting presence and relaxing with them on the couch (64%). Surprisingly, 61% of respondents rate the time they spend with their dog as the best part of their day.

Suggested articles: