Relationships

A janë të rrezikshme konkurset për fëmijë?

A janë të rrezikshme konkurset për fëmijë?

Konkurset për fëmijë kanë qenë gjithnjë të pranishme dhe të diskutueshme. Nuk ka rëndësi nëse është një garë sportive, konkurs nëpër shkolla, spektakle televizive si “Gjeniu i Vogël”, “The Voice Kids”, rubrika “Power Kids” tek “E diela shqiptare” apo së fundmi “T’ka mami yll”, çdo program me fëmijët në qendër është delikat.

A janë të rrezikshme konkurset për fëmijë?

Çfarë na sjell ndërmend fjala "konkurrencë"? A është e gjithë konkurrenca një gjë e mirë? Si e dallojmë konkurrencën e dobishme dhe atë që mund të dëmtojë fëmijën? A janë të këshillueshme konkurset? Nëse po/jo, pse? Në vijim të këtij artikulli do të ndalemi te përfitimet dhe rreziqet e përfshirjes së fëmijëve nëpër konkurse dhe çfarë duhet bërë.

Shënim: Përfitimet dhe rreziqet në vijim u referohen vetëm konkurseve si gara sportive, konkurse me tema shkollore, gara këndimi, vallëzimi ose talente të tjera; nuk bëhet fjalë për organizime si “fotoja/veshja më e bukur” ose konkurse të ngjashme.

Mënyra se si një fëmijë ndërvepron dhe interpreton konkurset dhe konkurrencën varet nga mosha dhe ndryshimet sociale. Ndalemi fillimisht në aspektet negative të konkurrencës te fëmijët. Pse disa njerëz janë kundër?

Alfie Kohn, autor i “Asnjë konkurs: Çështja kundër konkurrencës” është i mendimit se “në një kulturë konkurruese, një fëmije i thuhet se nuk mjafton të jesh i mirë. Ai duhet të triumfojë mbi të tjerët. Por sa më shumë të konkurrojë, aq më shumë duhet të konkurrojë për t'u ndjerë mirë me veten. Por fitorja nuk ndërton karakter; thjesht e lejon një fëmijë të ngazëllohet përkohësisht.”

“Jo të gjithë mund të fitojnë një konkurs. Nëse një fëmijë fiton, një tjetër nuk mundet. Konkurrenca e çon fëmijën të ketë zili fituesit, të ndihet humbës[...]Fëmijët ndihen më mirë për veten kur punojnë me të tjerët sesa kur punojnë kundër tyre dhe vetëvlerësimi nuk varet nga fitimi i një testi drejtshkrimi ose një loje të vogël.” – thotë ai.

I ndjeri Franklin D. Roosevelt, ish-president i SHBA-së, ka thënë se “konkurrenca ka qenë e dobishme deri në një pikë të caktuar dhe jo më tej, por bashkëpunimi, gjë për të cilën duhet të përpiqemi sot, fillon aty ku mbaron konkurrenca”.

Arsye të tjera pse konkurset shihen si diçka negative përfshijnë se fëmijët ndihen në presion për të patur sukses ose mund të ndihen keq me veten dhe të mos kenë vetëvlerësim.

A janë të rrezikshme konkurset për fëmijë?

Por jo të gjithë mendojnë negativisht. Le të shohim disa mendime që janë në favor të konkurseve.

Jennifer Veale, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e TrueCompetition.org, shkruan se “konkurrenca e shëndetshme i frymëzon fëmijët të bëjnë më të mirën e tyre – jo vetëm mjaftueshëm mirë. Kur ata konkurrojnë, do të bëhen më kureshtarë, do të hulumtojnë në mënyrë të pavarur dhe do të mësojnë të punojnë me të tjerët.”

Sipas saj, këto aftësi i përgatisin fëmijët për të gjitha llojet e situatave të ardhshme. Aftësia për të qenë konkurrues do t'u japë një avantazh të rëndësishëm.

Lyn Kendall, konsulente për fëmijë, thotë:

“Konkurrenca është e mirë për fëmijët. Është krejt normale që njerëzit të gjykojnë veten kundër të tjerëve, kështu që në këtë aspekt konkurrenca është mjaft e shëndetshme. Në një mjedis mbështetës, konkurrenca mund të mësojë një fëmijë të pranojë dështimin pa humbur vetëvlerësimin.”

Duket se një pikë i bashkon mendimet pro dhe kundër: konkurrenca e shëndetshme. Si arrihet?

A janë të rrezikshme konkurset për fëmijë?

Fillimisht, ka rëndësi edhe zgjedhja e garave në raport me aftësitë e fëmijëve për t’u përfshirë.

Një konkurrencë e bën të pashëndetshme mënyra si trajtohen konkurset. Prindërit duhet të punojnë me fëmijët që ata të kuptojnë se qëllimi i konkursit nuk është vetëm fitorja. Ata duhet të inkurajohen që ta shohin fitoren si bonus, jo si qëllim kryesor, në të kundërt mund të ndihen të dekurajuar.

Si prind, duhet të përpiqeni t'i mësoni fëmijës se konkurrenca është argëtuese, mund të mësojnë shumë prej saj dhe fitorja është thjesht qershia mbi tortë!

Të qenit në gjendje që të dallojnë se ku kanë gabuar dhe se mund të stërviten për t'u përmirësuar, mund t'i ndihmojë edhe për të ardhmen.

Poll

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Are competitions for children dangerous?

A janë të rrezikshme konkurset për fëmijë?

Children's competitions have always been present and controversial. It does not matter if it is a sports competition, competition in schools, TV shows such as "Little Genius", "The Voice Kids", "Power Kids" section on "Albanian Sunday" or recently "T'ka mami yll", every program with kids at the center is delicate.

A janë të rrezikshme konkurset për fëmijë?

What does the word "competition" mean to us? Is all the competition a good thing? How do we distinguish beneficial competition and what can harm the child? Are competitions advisable? If yes / no, why? In the rest of this article we will focus on the benefits and risks of involving children in competitions and what to do.

Note: The following benefits and risks refer only to competitions such as sports competitions, school-themed competitions, singing competitions, dance competitions or other talents; it is not about events like "the most beautiful photo / dress" or similar competitions.

The way a child interacts and interprets competitions and contests depends on biological and social changes. We first focus on the negative aspects of competition among children. Why are some people against?

Alfie Kohn, author of "No Competition: The Case Against Competition" is of the opinion that in a competitive culture, a child is told that it is not enough to be good. He must triumph over others. But the more he competes, the more he has to compete to feel good about himself. But victory does not build character; it just allows a child to get excited temporarily. ”

"Not everyone can win a competition. If one child wins, another cannot. "Competition leads the child to envy the winner, to feel lost [...] Children feel better about themselves when working with others than when working against them, and self-esteem does not depend on winning a spelling test or a small game." - he says.

I ndjeri Franklin D. Roosevelt, ish-president i SHBA-së, ka thënë se “konkurrenca ka qenë e dobishme deri në një pikë të caktuar dhe jo më tej, por bashkëpunimi, gjë për të cilën duhet të përpiqemi sot, fillon aty ku mbaron konkurrenca”.

Arsye të tjera pse konkurset shihen si diçka negative përfshijnë se fëmijët ndihen në presion për të patur sukses ose mund të ndihen keq me veten dhe të mos kenë vetëvlerësim.

A janë të rrezikshme konkurset për fëmijë?

Por jo të gjithë mendojnë negativisht. Le të shohim disa mendime që janë në favor të konkurseve.

Jennifer Veale, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e TrueCompetition.org, shkruan se “konkurrenca e shëndetshme i frymëzon fëmijët të bëjnë më të mirën e tyre – jo vetëm mjaftueshëm mirë. Kur ata konkurrojnë, do të bëhen më kureshtarë, do të hulumtojnë në mënyrë të pavarur dhe do të mësojnë të punojnë me të tjerët.”

Sipas saj, këto aftësi i përgatisin fëmijët për të gjitha llojet e situatave të ardhshme. Aftësia për të qenë konkurrues do t'u japë një avantazh të rëndësishëm.

Lyn Kendall, konsulente për fëmijë, thotë:

“Konkurrenca është e mirë për fëmijët. Është krejt normale që njerëzit të gjykojnë veten kundër të tjerëve, kështu që në këtë aspekt konkurrenca është mjaft e shëndetshme. Në një mjedis mbështetës, konkurrenca mund të mësojë një fëmijë të pranojë dështimin pa humbur vetëvlerësimin.”

Duket se një pikë i bashkon mendimet pro dhe kundër: konkurrenca e shëndetshme. Si arrihet?

A janë të rrezikshme konkurset për fëmijë?

Fillimisht, ka rëndësi edhe zgjedhja e garave në raport me aftësitë e fëmijëve për t’u përfshirë.

A competition makes the way competitions are treated unhealthy. Parents need to work with children so that they understand that the goal of the competition is not just victory. They should be encouraged to see victory as a bonus, not as the main goal, otherwise they may feel discouraged.

As a parent, you should try to teach your child that competition is fun, they can learn a lot from it and victory is just the icing on the cake!

Being able to discern where they went wrong and that they can be trained to improve can also help them in the future.

Poll