Fashion & Beauty

7 aksesorët që do të jenë trend këtë pranverë/verë sipas eventeve në Javën e Modës

7 aksesorët që do të jenë trend këtë

“Jeta nuk është perfekte, por aksesorët e tu munden” - sidomos nëse dëshiron të jesh gjithmonë “in” me trendet e fundit në botë. Eventet e modës, siç është Java e Modës ku organizohen sfilata me koleksionet e reja nga markat më të njohura, janë një tregues i rëndësishësm për veshjet dhe kominimet që do kemi mundësi të bëjmë për të qenë në një hap me influencerat dhe ikonat e modës. Aksesorët janë plotësuesi më i mirë i veshjes, që ajo të jetë e kuruar dhe e mirëmenduar, shpeshherë edhe pa shumë mundim.

Ky sezon pranverë-verë do karakterizohet nga rikthimi i klasikes së dikurshme, modës së viteve ‘90, pra një stil tradicional kombinuar me detaje moderne të rifreskuara dhe këto janë aksesorët që ranë më tepër në sy:

 - Beretta me rrjetë

7 aksesorët që do të jenë trend këtë

Ky aksesor i këndshëm dhe elegant, këtë vit është rikthyer më bukur se kurrë, i kombinueshëm me çdo ngjyrë dhe veshje, sidomos me fustane sarafan, lëkurë, saten, xhins dhe këmisha.

- Rripa të gjerë

7 aksesorët që do të jenë trend këtë

Rripi i gjerë i belit është një mënyrë fantastike për të krijuar një siluetë të “orës së rërës” (pra me belin shumë të ngushtë) dhe mund ta vishni në shumë mënyra. Opsioni më i sugjeruar dhe më i pëlqyeri që kemi parë është me një xhaketë sportive të gjatë, triko, pulovra, këmishë ose fustane të gjatë.

- Çanta lejla

7 aksesorët që do të jenë trend këtë

Ky sezon do të jetë sezoni i ngjyrave, sidomos i çantave lejla të të gjitha madhësive të cilat do të ndriçojnë çdolloj veshje. Sugjerohet kombinimi me tone të ngjashme, si blu ose rozë ose me kombinime komplet ndryshe: me ngjyrën e verdhë, jeshile ose portokalli. Sigurisht, është lehtësisht e kombinueshme me të bardhën, grinë dhe të zezën.

- Varëse e trashë - dyfish

7 aksesorët që do të jenë trend këtë

Të gjithë e dimë se sado bizhuteri të kemi asnjëherë nuk është mjaftueshëm, sidomos kur bëhet fjalë për varëse, duke u bërë një element kryesor për çdo adhurues të modës. Këtë vit, vihet re trashësia e varëseve si një detaj i rëndësishëm në kombinim, në formë zinxhiri të trashë për të krijuar një pamje shumëdimensionale dhe elegante. Përdorimi i varëseve të gjata do të krijojë iluzionin e një qafe më të gjatë dhe do të duket e mrekullueshme me një dekolte të bukur.

- Bizhuteritë me perla

7 aksesorët që do të jenë trend këtë

Perlat janë gjithmonë të përshtatshme për çdo sezon, rikthimi i tyre në modë bëhët çdo dy vite. Këtë sezon, gjithçka ka të bëjë me gurët e çmuar ngjyrë kremi dhe ka shumë mënyra se si mund t'i shtoni ato në veshjet tuaja të përditshme, si për shembull duke stiluar flokët në model klasik me kapëse me perla ose akoma më thjesht me një kapje topuzi të lehtë pas koke. Përveç vathëve dhe varëseve me perla, këtë vit do të shtohen në kombinim edhe byzylykët e këmbëvë me perla.

 - Shamitë e kokës

7 aksesorët që do të jenë trend këtë

Nëse doni të jepni vibe-n sikur keni kaluar verën në Amalfi Coast, duhet të shtoni një shami koke në koleksionin tuaj. Trendi retro ka bërë bujë prej disa vitesh, i veshur nga Bella Hadid gjatë pushimeve dhe po vazhdon të dominojë edhe sot. Pamja klasike funksionon gjithmonë mirë, ama këtë vit do të jetë shumë i përhapur duke qenë se shtëpitë më të mëdha të modës e kanë rikthyer në vëmendje si aksesor.

- Aksesorët ngjyrë jeshile

7 aksesorët që do të jenë trend këtë

Siç përmendëm edhe më lart, këtë vit kanë përparësi ngjyrat, në këtë rast jeshilja në çdo aksesor do ngjajë perfekt. Do e shihni kudo që nga ngjyra neon e deri tek çdo nuancë tjetër. Kombinimi i duhur është sigurisht me ngjyrat e tokës.

REELS

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

7 accessories that will be a trend this spring / summer according to the events at Fashion Week

7 aksesorët që do të jenë trend këtë

"Life is not perfect, but your accessories can" - especially if you want to always be "in" with the latest trends in the world. Fashion events, such as Fashion Week where fashion shows are organized with new collections from the most popular brands, are an important indicator of the clothes and outfits that we will be able to do to be in step with fashion influencers and icons. Accessories are the best complement to the dress, so that it is curated and well thought out, often without much effort.

This spring-summer season will be characterized by the return of the former classics, the fashion of the '90s, ie a traditional style combined with modern refreshed details and these are the accessories that stood out the most:

 - Beretta with mesh

7 aksesorët që do të jenë trend këtë

This fun and stylish accessory, this year is back more beautiful than ever, combinable with any color and outfit, especially with sarafan dresses, leather, satin, denim and shirts.

- Wide belts

7 aksesorët që do të jenë trend këtë

The wide waist belt is a fantastic way to create an "hourglass" silhouette (ie with a very narrow waist) and you can wear it in many ways. The most suggested and favorite option we have seen is with a long blazer, sweater, pullover, shirt or long dress.

- Purple bag