Lifestyle

6 gjërat e para që vërejnë miqtë kur hyjnë në shtëpinë tënde

6 gjërat e para që vërejnë miqtë kur hyjnë në

Të ftosh njerëz në shtëpi, qoftë për një darkë apo një mbrëmje të thjeshtë mes miqsh, mund të jetë stresuese - sidomos nëse kërkon perfeksionin ose je nga ata që shqetësohen për çdo detaj.

Nëse kapesh pas gjërave të vogla që mendon se mund të të bëjnë përshtypje, ndoshta po harxhon kohë dhe energji kot. Nuk është nevoja të fshihesh pas fshesës me korrent gjithë ditën, kur në të vërtetë miqtë e tu do të vënë re vetëm disa gjëra specifike. Ja cilat janë ato:

1. Aroma e shtëpisë

Pa e kuptuar, aroma është gjëja e parë që ndjen dikush kur hyn në shtëpinë tënde. Ne mendojmë se shtëpia jonë nuk ka ndonjë aromë të veçantë, por të ftuarit e dallojnë menjëherë. Nëse ke kafshë shtëpiake, mos harro të ndryshosh rërën e maces, të lash shtratin e qenit dhe të ajrosësh dhomën. Një qiri aromatik ose një difuzor me vajra esencialë mund të bëjnë diferencën.

2. Ndriçimi

Një ndriçim i ngrohtë dhe i mirëorganizuar e bën shtëpinë më mikpritëse. Asnjë nuk ndihet rehat në një ambient që ka dritë të fortë dhe të ftohtë, ndaj ndriçimi i butë dhe i ngrohtë do të krijojë një atmosferë më të këndshme për të gjithë.

3. Rregulli (ose rrëmuja)

Askujt nuk i intereson nëse shtëpia jote është e pastër në çdo cep, por të gjithë e vënë re nëse ka rrëmujë. Sipërfaqet kryesore si tavolina e dhomës së ndenjes dhe banaku i kuzhinës duhet të jenë sa më të lira nga sendet e panevojshme. Një hapësirë e organizuar ndikon edhe në mënyrën si ndihen miqtë e tu.

4. Pastërtia e kuzhinës dhe tualetit

Mund të mos kesh kohë për një pastrim të thellë, por ka dy zona që duhet të jenë gjithmonë në formë: kuzhina dhe tualeti. Një banak i pastër, enët e futura në lavastovilje dhe një tualet i freskët me peshqirë të pastër janë detaje që bëjnë diferencën.

5. Bimët dhe gjelbërimi

Nëse ke bimë të vendosura në shtëpi, të ftuarit do t’i vënë re menjëherë. Jo vetëm që shtojnë estetikë dhe gjallëri, por krijojnë edhe një atmosferë më të ngrohtë dhe të gjallë. Plus, gjithmonë bëhen pikë bisede: ose për bukurinë e tyre, ose për faktin që dikush nuk arrin dot të mbajë një bimë gjallë!

6. Hyrja e shtëpisë

Çfarëdo që të ndodhë brenda, hyrja është ajo që lë përshtypjen e parë. Një qilim i pastër, ndriçim i bukur dhe ndonjë detaj dekorativ mund ta bëjnë këtë hapësirë më të këndshme dhe mikpritëse.

Pra, nëse ke miq që po vijnë për vizitë dhe ke pak kohë për të sistemuar, përqendrohu te këto. Pjesa tjetër? Do të mbetet thjesht një sfond!

Burime: HuffPost

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

The first 6 things friends notice when they enter your home

6 gjërat e para që vërejnë miqtë kur hyjnë në

Inviting people to your home, whether for dinner or a simple evening with friends, can be stressful - especially if you strive for perfection or are one of those who worry about every detail.

If you're getting hung up on the little things that you think will impress you, you're probably wasting your time and energy. There's no need to hide behind the vacuum cleaner all day when your friends will only notice a few specific things. Here are some of them:

1. The scent of the house

Without realizing it, scent is the first thing someone notices when they enter your home. We think our home doesn't have a special scent, but guests notice it right away. If you have pets, don't forget to change the cat litter, wash the dog's bed, and air out the room. A scented candle or an essential oil diffuser can make a difference.

2. Lighting

Warm, well-organized lighting makes a home more welcoming. No one feels comfortable in an environment that has strong, cold light, so soft, warm lighting will create a more pleasant atmosphere for everyone.

3. Order (or chaos)

No one cares if your house is clean in every corner, but everyone notices if it's messy. Key surfaces like the living room table and kitchen counter should be as free of unnecessary items as possible. An organized space also affects the way your friends feel.

4. Cleanliness of the kitchen and toilet

You may not have time for a deep clean, but there are two areas that should always be in tip-top shape: the kitchen and the bathroom. A clean counter, dishes in the dishwasher, and a fresh bathroom with clean towels are details that make a difference.

5. Plants and greenery

If you have plants in your home, guests will notice them immediately. Not only do they add aesthetics and liveliness, but they also create a warmer and more lively atmosphere. Plus, they always become a talking point: either for their beauty, or for the fact that someone can't seem to keep a plant alive!

6. The entrance to the house

Whatever happens inside, the entrance is what makes the first impression. A clean rug, nice lighting, and some decorative details can make this space more pleasant and welcoming.

So, if you have friends coming over and you have little time to organize, focus on these. The rest? It'll just be background!

Sources: HuffPost

Suggested articles: