“Sonte do të kisha shumë dëshirë që të flisnim jo vetëm për vallëzimin, por edhe për ëndrrat dhe dashurinë.” Nis kështu monologu i Alketa Vejsiut, që u realizua në natën finale të “Dance With Me” të hënën.
Në një sfond të ngjashëm me filmin “La La Land”, pjesa e dytë vazhdon me “Çfarë janë ëndrrat për ju?”
“Çohu, ti s’mund të rrëzohesh, ti je Kampion!”
View this post on InstagramPJESA 3: Micky per Rocky-n: “Çohu ti smund te rrezohesh, ti je Kampion”!
“Ishte hera e parë që shkrova një monolog, diku në orën 02:00 të mëngjesit kur ëndërroj për gjëra...Mendova që mesiguri ka plot ëndërrimtarë të tjerë si unë që mendojnë njësoj, ose kanë nevojë për këtë mesazh! Ndaj po i ndaj të gjitha fjalët...”
“Ndiqni zemrën tuaj! Ajo do t’ju thotë gjithmonë se rruga më e mirë për ëndrrat nuk janë kalkulatoret [llogaritë], por dashuria për atë që bën; dhe pastaj dashuria në të gjitha dimensionet![...]”
Midis shumë komenteve që e përgëzonin moderatoren për fjalët motivuese, dikush e lidhi *si gjithmonë* çdo gjë me lekun.
“Unë e kam nisur pa asnjë kacidhe! Përzieja 5 shishe shamposh në përfundim, që të kisha mundësi të lahesha e të më vinte floku erë të mirë...Kam punuar 14 vjeç me plumbat që më fluturonin në majë të kokës se ishte luftë në Shqipëri! Po, po e marrosur, i ikja mamit që 14 vjeç për të shkuar në Radio. Ja kjo ishte ëndrra ime...Për këtë po flas! Paratë janë rezultat, s’mund të jenë motiv!” – iu përgjigj Vejsiu.