Pas muajsh të tërë spekulimesh, Hailey Baldwin dhe Shawn Mendes dolën publikisht si çift në Met Gala pak ditë më parë.
Modelja dhe muzikanti vodhën vëmendjen e të gjithëve sepse, epo, janë shumë të lezetshëm bashkë.
Interneti bëri ç’di të bëjë më mirë, iu fut Twitter-it me kokë dhe gjeti një postim të vjetër të Hailey-t ku gjuante haptazi Shawn.
“Hey Shawn Mendes, le të lidhemi bashkë që ti të më këndosh gjithë ditën. Po bëj shaka, deri diku.”
Pesë vite më vonë, këta dy pëllumba janë bashkë. Meqë jemi këtu, hey Channing Tatum, le të lidhemi bashkë...