Fashion & Beauty

5 gabime të përditshme që po ju dëmtojnë flokët dhe si t’i shmangni ato

5 gabime të përditshme që po ju dëmtojnë flokët

Flokët janë një nga pjesët më të rëndësishme të pamjes sonë, por shpesh nuk i kushtojmë vëmendjen e duhur përkujdesjes së tyre. Ja cilat janë gabimet më të zakonshme dhe si mund t’i shmangësh për të pasur flokë të shëndetshëm e të bukur.

1. Përdorimi i tepruar i mjeteve të nxehta

Dëmtimi i flokëve nga nxehtësia është një nga problemet më të zakonshme, sidomos nëse përdor shpesh tharësen dhe pjastrën. Nxehtësia e lartë dobëson fibrat e flokëve, duke i bërë ata të brishtë dhe të thatë.

Si ta shmangësh: Përdor një mbrojtës para përdorimit të mjeteve të nxehta dhe sigurohu që të mos i përdorësh këto mjete çdo ditë. Gjithashtu, sigurohu të zgjedhësh një temperaturë mesatare te pajisjet që përdor dhe jo temperaturën më të lartë të mundshme.

2. Larja e shpeshtë e flokëve

Edhe pse mund të duket sikur larja e shpeshtë i mban flokët më të pastër, në fakt mund të ndikojë negativisht, duke larguar vajrat natyralë që i mbrojnë dhe ushqejnë ato.

Si ta shmangësh: Përpiqu të kufizosh larjen e flokëve në 2-3 herë në javë. Nëse ke flokë që yndyrosen shpejt, përdor shampo të thatë për t’i bërë flokët të duken sa më të freskët, pa i dëmtuar.

3. Fërkimi i flokëve me peshqir

Pas dushit, shumë njerëz kanë zakonin t’i fërkojnë flokët me peshqir për t’i tharë më shpejt. Ky veprim mund të shkaktojë dëmtime mekanike dhe këputje të flokëve.

Si ta shmangësh: Në vend që t’i fërkosh, thaji flokët duke i shtrydhur butësisht me një peshqir të butë ose përdor një peshqir mikrofibër që është më i sigurt për flokët.

4. Përdorimi i produkteve me përmbajtje të lartë kimikatesh

Shumë produkte flokësh përmbajnë kimikate të forta që i dëmtojnë flokët me kalimin e kohës, si sulfate, parabene dhe alkool. Këto përbërës i thajnë flokët dhe i bëjnë ata të ndjeshëm ndaj këputjes.

Si ta shmangësh: Zgjidh produkte natyrale ose organike për flokët, të cilat nuk përmbajnë kimikate të dëmshme. Kontrollo etiketat për përbërësit dhe përdor ato që janë të pasura me vajra dhe përbërës ushqyes.

5. Kapja e flokëve shumë fort

Lidhëset ose kapëset e forta mund të ushtrojnë presion të madh mbi flokët dhe të dëmtojnë folikulat, duke çuar në këputje ose rrallim të flokëve në zona të caktuara.

Si ta shmangësh: Zgjidh lidhës të butë dhe mos i kap flokët shumë fort. Nëse i kap shpesh flokët bisht, provo të ndryshosh stilin për të lehtësuar presionin në flokë.

Duke shmangur këto gabime të përditshme dhe duke ndjekur këshilla të thjeshta, mund të kesh flokë më të fortë, të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

5 everyday mistakes that are damaging your hair and how to avoid them

5 gabime të përditshme që po ju dëmtojnë flokët

Hair is one of the most important parts of our appearance, but we often do not pay enough attention to its care. Here are the most common mistakes and how you can avoid them to have healthy and beautiful hair.

1. Excessive use of hot tools

Hair damage from heat is one of the most common problems, especially if you often use the dryer and the washer. High heat weakens hair fibers, making them brittle and dry.

How to avoid it: Use a protectant before using hot tools and make sure you don't use these tools every day. Also, make sure you choose an average temperature on the equipment you use and not the highest temperature possible.

2. Frequent hair washing

Although it may seem like frequent washing keeps your hair cleaner, it can actually have a negative effect, stripping away the natural oils that protect and nourish it.

How to avoid it: Try to limit washing your hair to 2-3 times a week. If you have hair that gets oily quickly, use dry shampoo to make your hair look as fresh as possible without damaging it.

3. Rubbing the hair with a towel

After the shower, many people have the habit of rubbing their hair with a towel to dry it faster. This action can cause mechanical damage and hair breakage.

How to avoid it: Instead of rubbing, dry your hair by gently squeezing it with a soft towel or use a microfiber towel that's safer for your hair.

4. Use of products with high chemical content

Many hair products contain harsh chemicals that damage hair over time, such as sulfates, parabens, and alcohol. These ingredients dry out the hair and make it susceptible to breakage.

How to avoid it: Choose natural or organic hair products that don't contain harmful chemicals. Check labels for ingredients and use those that are rich in oils and nutrients.

5. Grasping the hair too tightly

Strong ties or clips can put too much pressure on the hair and damage the follicles, leading to breakage or thinning of the hair in certain areas.

How to avoid it: Choose soft ties and don't grip your hair too tightly. If you often pull your hair in ponytails, try changing your style to ease the pressure on your hair.

By avoiding these everyday mistakes and following simple tips, you can have stronger, healthier and shinier hair.

Suggested articles: