
Këtë sezon, çantat nuk janë më vetëm aksesorë, janë deklarata stili. Pas një vere të mbushur me ndikime boho, vjeshta 2025 sjell një përmbysje të së zakonshmes. Nga teksturat elegante te format e ndryshme, ja cilat janë trendet më të spikatura të çantave këtë sezon:
1. Ngjyra e sezonit? Nuancat e kafesë
Ngjyra kafe po rimerr fuqinë e saj si alternativë e ngrohtë dhe e sofistikuar ndaj së zezës klasike. Në lëkurë të butë, kadife apo grosgrain, çantat në tone çokollate, veçanërisht modelet me rrip, janë zgjedhja ideale për ata që adhurojnë minimalizmin, por duan një frymë të re në paletën e tyre neutrale.
2. Çanta-byzylyk: Kur aksesorët dyfishohen
Në krye të listës këtë sezon është çanta-byzylyk, një përzierje elegante mes një çante të vogël dhe një bizhuterie dore. Chloé e riktheu në pasarelë me një shkëlqim të ri, ndërsa Toteme e prezantoi në formate më të vogla për kyçin e dorës. Është zgjidhja perfekte për ata që duan të kombinojnë funksionalitetin me estetikën.
3. Hobo, por më e mirë
Çanta hobo bag është rikthyer, por me një pamje të përmirësuar. Dikur e madhe dhe pa formë, tani shfaqet në versione më të vogla, më të strukturuara dhe më elegante.
4. Gjarpri është “leopardi i ri”
Printet me lëkurë kafshësh nuk kanë ndërmend të largohen, por këtë herë, janë më të sofistikuara. Lëkura e gjarprit ka zëvendësuar leopardin si zgjedhjen më “cool” të pasarelave. Ky print është një mënyrë e zgjuar për të shtuar teksturë pa tepruar.
5. Mini-kutitë: Eleganca e personalizuar
Çanta e tualetit është transformuar në çantën më të dëshiruar të mbrëmjes. Victoria Beckham, Hermès dhe Louis Vuitton kanë prezantuar modele të sofistikuara që marrin formën e kutive të vogla, të strukturuara, elegante dhe ultra-praktike. Perfekte për mbrëmjet e ftohta të vjeshtës, këto çanta mbahen lehtë në dorë dhe tregojnë gjithçka për stilin tuaj.