Kur bëhet fjalë për aksesorët e verës, qëllimi nuk është vetëm mbrojtja nga dielli, por edhe t'i japin veshjes një pamje më elegante. Meqë gjatë stinës së nxehtë veshim më pak shtresa, aksesorët marrin edhe më shumë rëndësi dhe mund të transformojnë lehtësisht një kombinim të thjeshtë.
Në vend që të zgjidhni modele që duken të ekzagjeruara ose kalimtare, ia vlen të investoni në disa aksesorë klasikë që jo vetëm janë në modë këtë verë, por pritet të mbeten të preferuar edhe në sezonet e ardhshme.
Çanta prej kashte pa logo

Çantat prej kashte janë një klasik i verës, por këtë sezon po dominojnë modelet e thjeshta, pa logo të dukshme. Pikërisht minimalizmi i tyre i bën të duken më elegante dhe i përshtat pothuajse me çdo veshje, nga fustanet e lehta deri te kombinimet me lino.

Syzet e diellit me formë mbështjellëse

Nëse ka një model syzesh që po spikat këtë verë, janë ato me formë mbështjellëse dhe frymë futuriste. Ato i japin menjëherë një pamje moderne çdo kombinimi dhe arrijnë ta bëjnë edhe veshjen më të thjeshtë të duket më e rafinuar.

Shapkat prej lëkure

Shapkat vazhdojnë të jenë ndër këpucët më të preferuara të sezonit, por versioni prej lëkure është ai që duket më elegant. Janë të rehatshme, praktike dhe kombinohen lehtësisht si me pantallona linoje, ashtu edhe me funde apo fustane.

Varëset me medaljon

Varëset me medaljon janë rikthyer fuqishëm. Modelet me një kordelë të gjatë dhe një varëse të madhe në forma organike apo me motive detare janë zgjedhja e preferuar e vajzave me stil. Ato i japin karakter edhe një bluze ose fustani shumë të thjeshtë.

Shamia prej mëndafshi

Kapelat klasike mbeten gjithmonë një zgjedhje e mirë, por aksesori që po përfaqëson verën e vitit 2026 është shamia prej mëndafshi. Ajo mund të lidhet në kokë, rreth qafës apo edhe te çanta, duke i dhënë menjëherë një prekje elegante dhe me frymë mesdhetare çdo veshjeje.

-
R.I.P. bluzës së bardhë: Kjo është ajo që po e zëvendëson këtë verë
29 Qershor, 08:21 -
-
-
Kylie Jenner po i vesh tani: 6 tendencat e verës që do t’i shohësh kudo
27 Qershor, 11:39 -




