Fashion & Beauty

4 shenja që tregojnë se është koha të ndryshoni rutinën e kujdesit për lëkurën

4 shenja që tregojnë se është koha të ndryshoni

Të gjithë ne kemi rutinën tonë individuale për kujdesin ndaj lëkurës. Nga larja tek kremi hidratues apo serumi, pak rëndësi ka procesi nëse trajtimi i duhur e bën lëkurën të duket mirë. Por, çfarë ndodh nëse lëkura nuk ka më shkëlqim? Ose po duket e pashëndetshme dhe ju nuk gjeni dot arsyet pse. Sipas ekspertëve, ky është momenti kur ju duhet të ndryshoni rutinën e kujdesit që të shihni rezultatet e pritshme.

Ju keni përdorur të njëjtat produkte gjithmonë

Përdorni ende të njëjtin toner që nga shkolla e mesme? Ndoshta është koha për të bërë një ndryshim. Vance Soto, themelues i The OleHenriksen Face/Body Spa thotë, “Lëkura juaj do të ndryshojë me kalimin e kohës dhe do të kërkojë produkte të ndryshme në varësi të qëllimeve tuaja. Me shumë mundësi do të vini re një ndryshim domethënës nëse zgjidhni produkte për lëkurën sipas moshës tuaj”.

Ju nuk po shihni më rezultate

Nëse keni përdorur një lloj trajtimi kundër akneve, por ato sërish shfaqen ky është momenti që të provoni disa produkte të reja. “Nëse nuk keni parë më rezultate nga regjimi aktual, është koha të kërkoni ndihmë profesionale", shpjegon Soto.

4 shenja që tregojnë se është koha të ndryshoni

Ndryshimi i sezonit

Në varësi të vendit ku jetoni, mund të rivlerësoni rutinën e kujdesit disa herë në vit, veçanërisht nëse lëkura juaj reagon ndaj motit. "Vera mund të kërkojë një hidratues më të lehtë dhe më shumë SPF, ndërsa dimri mund të kërkojë më shumë lagështi dhe përbërës ushqyes për ajrin e thatë të dimrit", thotë Soto. Mos harroni, pavarësisht stinës ju duhet të përdorni krem kundër diellit gjatë gjithë vitit.

Lloji i lëkurës ka ndryshuar

Nëse lëkura papritmas është e thatë, e irrituar, ju duhet të eksploroni produkte me përbërës të ndryshëm. “Me kalimin e kohës lëkura jonë mund të ndryshojë, duke çuar në irritime nga përbërësit që më parë nuk ju shqetësonin. Kushtojini vëmendje shenjave paralajmëruese dhe ndërprisni përdorimin e produkteve”, thotë Soto.

4 shenja që tregojnë se është koha të ndryshoni

A duhet të filloni një rutinë krejtësisht të re për kujdesin e lëkurës menjëherë?

Dermatologia Macrene Alexiades thotë se që të ndërrosh të gjitha produktet menjëherë nuk është një ide e zgjuar. “Unë rekomandoj të ndryshoni një produkt në një kohë dhe të mos ndryshoni të gjithë rutinën menjëherë. Provoni një produkt të ri çdo javë”.

Mënyra e duhur për të ndërruar produktet

Blerja e një linje të re produktesh për kujdesin ndaj lëkurës duket emocionuese, por nuk ka nevojë të shpenzoni shumë para. "Është më e rëndësishme të ndërroni produktet që përdorni çdo ditë, veçanërisht hidratuesin, pastruesin dhe serumin tuaj", thotë Dr. Alexiades.

Së fundmi, nëse nuk po bëni eksfolim, është thelbësore ta bëni  rregullisht për të siguruar që produktet thithen nga qelizat e freskëta të lëkurës. “Eksfolimi i rregullt është thelbësor për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës dhe për të nxitur qarkullimin e qelizave dhe për ta mbajtur lëkurën të lëmuar dhe rrezatuese”.

REELS

I keni parë kostumet e reja nga Shop Class? Këtë sezon vijnë ndryshe dhe JO, nuk janë njësoj si gjithë të tjerët sepse koleksioni i ri “WEAR YOUR ENERGY’ me prerjet e veçanta, oversize, i shkojnë çdo trupi. Shto këtu detajin më IN të ‘Layers-ave’ dhe 5 ngjyrat i bëjnë ndryshe nga gjithçka që keni parë më parë. Për të vërtetuar çdo fjalë që është shkruar më sipër shkoni te @shopclassavonline dhe zgjidhni kostumin tuajin sepse vajzat që nuk duan të jenë si të tjerat, meritojnë CLASS.

Gjithmonë gati!

@sunride.al bën 2 vjeç dhe në këtë ditëlindje vjen me shumë oferta dhe argëtim pa fund.

Një brand shumë ndryshe vjen për herë të parë në Shqipëri! @skin.care.albania

Prindërit më kanë krahasur gjithmonë me kushërirat, ndaj s’ndihem kurrë sikur bëj mjaftueshëm.

Si do reagonit po të merrnit një propozim të tillë? 🤨

Për të gjithë prindërit e rinj – @mamushe.co mendon për ju! Regjistrohuni brenda muajit Tetor dhe përfitoni 30% ulje. Kush tha që të bëhesh prind nuk vjen me përfitime?

Për ç’po flasin?

Vuan nga sëmundja e quajtur Lyme dhe depresioni

Me datë 22 Tetor, Ladies Night me “Regretting You” në @cineplexx_albania . Majde një ditë para premierës së tij zyrtare! Shihemi atje :)

4 signs that it's time to change your skin care routine

4 shenja që tregojnë se është koha të ndryshoni

We all have our own individual skincare routine. From washing to moisturizing cream or serum, the process matters little if the right treatment makes the skin look good. But what happens if the skin is no longer shiny? Or it seems unhealthy and you can't find the reasons why. According to experts, this is the moment when you need to change your care routine to see the expected results.

You have always used the same products

Still using the same toner since high school? Maybe it's time to make a change. Vance Soto, founder of The OleHenriksen Face/Body Spa says, “Your skin will change over time and require different products depending on your goals. You will most likely notice a significant difference if you choose skin products according to your age."

You are no longer seeing results

If you've been using some type of acne treatment but it keeps coming back, now's the time to try some new products. "If you're no longer seeing results from your current regimen, it's time to seek professional help," explains Soto.

4 shenja që tregojnë se është koha të ndryshoni

The change of season

Në varësi të vendit ku jetoni, mund të rivlerësoni rutinën e kujdesit disa herë në vit, veçanërisht nëse lëkura juaj reagon ndaj motit. "Vera mund të kërkojë një hidratues më të lehtë dhe më shumë SPF, ndërsa dimri mund të kërkojë më shumë lagështi dhe përbërës ushqyes për ajrin e thatë të dimrit", thotë Soto. Mos harroni, pavarësisht stinës ju duhet të përdorni krem kundër diellit gjatë gjithë vitit.

Lloji i lëkurës ka ndryshuar

Nëse lëkura papritmas është e thatë, e irrituar, ju duhet të eksploroni produkte me përbërës të ndryshëm. “Me kalimin e kohës lëkura jonë mund të ndryshojë, duke çuar në irritime nga përbërësit që më parë nuk ju shqetësonin. Kushtojini vëmendje shenjave paralajmëruese dhe ndërprisni përdorimin e produkteve”, thotë Soto.

4 shenja që tregojnë se është koha të ndryshoni

A duhet të filloni një rutinë krejtësisht të re për kujdesin e lëkurës menjëherë?

Dermatologia Macrene Alexiades thotë se që të ndërrosh të gjitha produktet menjëherë nuk është një ide e zgjuar. “Unë rekomandoj të ndryshoni një produkt në një kohë dhe të mos ndryshoni të gjithë rutinën menjëherë. Provoni një produkt të ri çdo javë”.

Mënyra e duhur për të ndërruar produktet

Blerja e një linje të re produktesh për kujdesin ndaj lëkurës duket emocionuese, por nuk ka nevojë të shpenzoni shumë para. "Është më e rëndësishme të ndërroni produktet që përdorni çdo ditë, veçanërisht hidratuesin, pastruesin dhe serumin tuaj", thotë Dr. Alexiades.

Lastly, if you're not exfoliating, it's essential to exfoliate regularly to ensure products are absorbed by fresh skin cells. "Regular exfoliation is essential to remove dead skin cells and promote cell turnover and keep skin smooth and radiant."