
Ndonjëherë është e vështirë të gjeni motivim, edhe kur e dëshironi shumë. Në vend që të përballeni me listën tuaj të gjatë të detyrave dhe me dhjetëra projekte që keni shtyrë për më vonë, ju e lini për një ditë tjetër dhe qëndroni në shtrat duke shijuar videot e algorimit tuaj, të përzgjedhura me kujdes.
Edhe pse gjithmonë është normale të keni një periudhë përtacie, disa shenja horoskopi do të ndihen jashtëzakonisht produktive këtë vjeshtë, dhe kjo falë një shtytjeje kozmike që yjet po u japin. Sipas Katherine Wehler, astrologe profesionale dhe New Paradigm Business & Soul Coach, kur bëhet fjalë për produktivitetin, suksesin, karrierën dhe për të arritur gjërat, astrologjia tregon një trio planetesh, Jupiteri, Saturni dhe Marsi.
“Jupiteri ju jep besim dhe optimizëm për të besuar se gjërat e mëdha janë të mundshme. Marsi sjell energji, veprim dhe përkushtim për t’i realizuar ato gjëra. Dhe Saturni jep strukturë, disiplinë dhe vizion afatgjatë për të mbajtur ritmin tuaj dhe për të siguruar që ajo që po ndërtoni të zgjasë.”
Carmen Turner Schott, MSW, LCSW, astrologe dhe terapiste, thotë se prapavija e Mërkurit këtë sezon, nga 9 nëntori deri më 29 nëntor, mund të ndikojë gjithashtu në nivelet e energjisë dhe mund të frymëzojë disa nga shenjat e horoskopit të veprojnë.
“Ky është një moment i shkëlqyer për të përfunduar projektet e vjetra që keni shtyrë ose neglizhuar,” thotë ajo. “Gjithashtu mund të ndihmojë të jeni më produktivë dhe të përkushtuar për të përfunduar detyra nga e kaluara.”
Duke pasur parasysh këtë, ja katër shenjat që do të kenë vjeshtën më produktive:
Gaforrja
Gaforret do të përfitojnë nga prapavija e frikshme e Mërkurit që zakonisht i dërgon të tjerët në kaos. Në vend që të përjetojnë vonesa në komunikim ose probleme teknologjike, kjo shenjë ajri duhet të përdorë kaosin për avantazhin e saj.
Mërkuri është planeti i krijimtarisë dhe komunikimit. “Gjetja e mënyrave unike për të përfunduar punën do të jetë dhurata e Gaforreve këtë vjeshtë,” thotë Turner Schott. “Ato mund të arrijnë shumë duke menduar me kujdes dhe duke punuar më zgjuar.” Teksa të tjerët ndihen të shpërndarë, Gaforret do të shkelin përpara, duke bërë që prodhimtaria dhe arritjet e tyre të bëhen edhe më të dukshme. (Mund t'i vijnë gjithashtu në ndihmë të dikujt në punë dhe të duken si një hero i vërtetë.)
Urani, planeti i inovacionit, do të qëndrojë gjithashtu në Gaforre deri në fillim të nëntorit. Kjo do të thotë se Gaforret mund të presin një shpejtësi mendore të rritur, inteligjencë dhe frymëzim dhe të gjitha këto çojnë në prodhimtari më të madhe. Është momenti perfekt për të lidhur fundet e lira, për të përfunduar detyrat nga lista dhe ndoshta edhe për të zgjidhur ndonjë problem të vazhdueshëm.
Virgjëresha
Si shenja që bën shumë gjëra njëkosësisht, Virgjëreshat janë zakonisht produktive gjatë gjithë vitit. Por për ato që kanë qenë në një fazë të dobët, gjërat do të fillojnë të përmirësohen këtë vjeshtë. Si një tjetër shenjë e sunduar nga Mërkuri, prapavija e ardhshme do të ndihet si një rifillim i domosdoshëm.
Është momenti i përkryer për këtë shenjë të tokës për të hequr rutinën e mërzitshme që nuk po funksionon më, për të marrë disa zakone të reja frymëzuese dhe krijuese, ose për të rifilluar projekte të harruara prej kohësh. Ky sezon do të jetë tërësisht për të optimizuar rutinën dhe për të përfunduar gjërat.
Virgjëreshat gjithashtu morën një shtytje ekstra këtë sezon nga hëna e re dhe eklipsi diellor që ndodhi në shenjën e tyre më 21 Shtator, thotë Turner Schott. Ky ishte një tjetër rifillim i madh që i ndihmoi Virgjëreshat të hiqnin dorë nga ajo që nuk po funksiononte dhe të përqendroheshin në qëllimet e tyre.
Akrepi
“Marsi kalon pjesën më të madhe të vjeshtës në shenjën tuaj deri më 7 dhjetor, që do të thotë se po merrni një shtytje energjetike të madhe nga planeti juaj sundues,” thotë Wehler. “Kjo është energji për të vepruar, fokus intensiv, vendosmëri dhe përkushtim për të përfunduar atë që keni filluar.”
Për këtë arsye, Akrepët do të ndihen më të motivuar se zakonisht dhe kjo do t’i frymëzojë të veprojnë mbi qëllimet personale dhe të transformojnë fusha të jetës që ndihen të ngurtësuara. Marsi, një nga planetët e shenjës, së tyre së bashku me Plutonin, lidhet me energjinë dhe vendosmërinë.
“Prodhimtaria për Akrepin këtë vjeshtë ka të bëjë me saktësinë dhe qëllimin: heqja e shpërqendrimeve, zhytja e thellë dhe kanalizimi i energjisë në diçka që ka vërtet rëndësi,” thotë ajo. “Me Marsin në krah, ajo që vendosni të arrini tani mund të përfitojë nga pak magji dhe sinkronizim ekstra.”
Peshq
Të gjithë duhet të jenë të vëmendshëm edhe për Peshqit. Sipas Wehler, ata do të pësojnë disa ndryshime të mëdha në muajt e ardhshëm.
“Ju keni qenë në një fazë ndërtimi që nga marsi 2023, kur Saturni hyri në shenjën tuaj pas rreth 30 vitesh dhe tani po filloni të shihni rezultatet e gjithë asaj përpjekjeje. Kjo vjeshtë shënon një moment kulminant: mësimet, kufijtë dhe angazhimet që keni përmirësuar gjatë dy viteve të fundit po fillojnë të kristalizohen.”
Prandaj, projektet do të bashkohen dhe qëllimet do të materializohen dhe do të ndjeni një ndjenjë të thellë “Wow, e bëra vërtet këtë.” Kjo është koha e korrjes për Peshqit, një moment për të besuar se sa larg keni arritur dhe për të marrë atë që është e juaja.





