Showbiz

3 vite pas batutës së tepruar, Albano Bogdo i kërkon vërtet falje Beatrix Ramosajt

3 vite pas batutës së tepruar, Albano Bogdo i kërkon vërtet

Foto: Albano Bogdo/ Andale Media

I ftuar në "UëTëFë Show" në Andale Media, Albano Bogdo ka folur edhe një herë për batutën famëkeqe që bëri tre vite më parë ndaj Beatrix Ramosaj në emisionin e tij në Vizion Plus, "Albano Show". 

I vendosur përballë pyetjes nëse do t'i kërkonte ai falje Beatrix-it apo priste një falje prej saj, Albano e filloi duke thënë se ndihet mirë që mamaja e saj fitoi një betejë me kancerin dhe shpjegoi se njerëzit e keqkuptuan shakanë e tij:

"Beatrix-i është një vajzë shumë e mirë, e shkëlqyer. Ka qenë disa herë në emisionet që kam punuar unë, ka qenë 2-3 herë tek 'Apartamenti', ka qenë një herë te 'Klanifornia' më duket. U gëzova shumë që pashë në Instagram, kishte pasur të ëmën sëmurë, m'u bë zemra mal kur kishte lëvizur atë zilen. Ajo shakaja nuk ishte fare për Beatrix-in, e kanë humbur thelbin njerëzit, ishte një shaka për këngëtarët e rinj që kanë 2-3 vjet në karrierë thonë 'po iki unë nga muzika tani'. Ishte një shaka për vëllanë e saj."

Më tej, Albano tha se nuk kishte për qëllim të ulte Beatrix-in, që madje e ka mbrojtur për lidhjen e saj me Donald Veshajn brenda "Big Brother VIP Albania 1" kur shumë e sulmuan:

"Në qoftë se është dukur sikur kam bërë punch down (sulmuar/tallur), nuk ka qenë ai qëllimi im, t'i bëj punch down dikujt, sidomos një femre. Sidomos njv femre që nja 2 vjet para se t'i bëja unë këtë punch down gjasme, të gjithë po i bënin punch down, unë po i bëja punch up. Ka pasur një [emision] Olsi Bylyku, kam dalë në një intervistë dhe më pyeti për të njëjtën gjë, atëherë qe në Big Brother Beatrix-i dhe i thashë 'lëri këto budallallëqe, nëse janë bashkë, janë bashkë' [me Donaldin]."

Në fund, ai i kërkoi sërish falje Beatrix-it, nga ana njerëzore siç shpjegoi, pasi nga ana televizive Albano shprehu se nuk ndihej se kishte bërë ndonjë gabim:

"Unë e kam shumë xhan Beatrix-in po do të dish të vërtetën dhe më është dukur gjithmonë një vajzë shumë premtuese dhe shumë kinge simpatike, shumë e sjellshme. Po i kërkoj unë falje në kuptimin njerëzor, jo në kuptimin...unë s'kam bërë gabim artistik."

REELS

Nisja dhe vëre në sedër 🤨

Piss piss 🐱

“Deux Personnes échangeant de la Salive” (Dy persona duke shkëmbyer pështymë) me regji të Natelie Musteata dhe Alexandre Singh, fitoi çmimin “Oscar” për filmin e shkurtër live-action mé të mirë. Luana Bajrami, aktorja me origjine nga Kosova, ishte pjesë e kastit me 4 personazhe. Bajrami ka lindur në 2001 në fahatin Pleshinë, në Ferizaj të Kosovës dhe në moshën 7-vjeçare familja e saj emigroi në Francë. Ajo sot është një aktore e spikatur në Francë. Në 2020, Bajrami u nominua për cmimin “Cesar” si Aktoria më Premtuese.

🫠🫠

“One Battle After Another” nga regjisori Paul Thomas Anderson, fiton Oscar si filmi me i mire

Moderatori i edicionit të fundit të Oscars, komediani Conan O’Brien tallet mënyrën si gen z-gen alpha shohin video në Tiktok🤣🤣

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

3 years after the excessive joke, Albano Bogdo truly apologizes to Beatrix Ramosaj

 

3 vite pas batutës së tepruar, Albano Bogdo i kërkon vërtet
Photo: Albano Bogdo/ Andale Media

 

Invited to the "UëTëFë Show" on Andale Media, Albano Bogdo spoke once again about the infamous joke he made three years ago against Beatrix Ramosaj on his show on Vizion Plus, "Albano Show". 

Faced with the question of whether he would apologize to Beatrix or expect an apology from her, Albano began by saying that he feels good that her mother won a battle with cancer and explained that people misunderstood his joke:

"Beatrix is ​​a very good, excellent girl. She has been on the shows I have worked on several times, she has been on Apartamenti 2-3 times, she has been on Klanifornia once, I think. I was very happy to see her on Instagram, her mother had been sick, my heart ached when she moved that bell. That joke was not about Beatrix at all, people have lost the essence, it was a joke about young singers who have 2-3 years in their career saying 'I'm leaving music now'. It was a joke about her brother."

Further, Albano said that he did not intend to put down Beatrix, who even defended her relationship with Donald Veshaj within "Big Brother VIP Albania 1" when many attacked her:

"If it seemed like I punched down (attacked/mocked), that was not my intention, to punch down someone, especially a woman. Especially a woman who, about 2 years before I punched her , probably, everyone was punching her down , I was punching her up . There was an Olsi Bylyku ​​[show], I appeared in an interview and he asked me about the same thing, then Beatrix was on Big Brother and I said 'leave this nonsense, if they are together, they are together' [with Donald]."

In the end, he apologized to Beatrix again, on a human level as he explained, after Albano expressed on television that he did not feel he had made any mistake:

"I really like Beatrix, if you want to know the truth, and she has always seemed to me a very promising girl and a very charming, very kind person. I apologize in the human sense, not in the sense... I have not made an artistic mistake."