Health

3 gjërat në shtëpi që mund t'ju përkeqësojnë alergjinë (dhe ndoshta nuk i kishit menduar)

f96c6486e0d458a07151621efd717c2d.jpg

Nëse hundët e bllokuara, teshtimat apo kruajtja e syve ju shoqërojnë gjatë gjithë vitit, problemi mund të mos jetë jashtë shtëpisë, por brenda saj. Sipas alergologut Dr. Rauno Joks, disa prej sendeve dhe zakoneve më të zakonshme në shtëpi mund të nxisin alergjitë, sidomos te personat që vuajnë nga riniti alergjik.

Ja cilat janë tre "fajtorët" më të zakonshëm:

Çarçafët dhe jastëkët

0a9bd0cb30098e63af97d77eb29eb620.jpgEdhe pse duken të pastër, dyshekët, jastëkët dhe çarçafët janë një mjedis ideal për marimangat e pluhurit. Këto organizma mikroskopikë ushqehen me qelizat e vdekura të lëkurës dhe mund të shkaktojnë simptoma si teshtima, hundë të bllokuara dhe kruajtje të syve.

Për të ulur ekspozimin, eksperti rekomandon përdorimin e mbulesave mbrojtëse për dyshekët dhe jastëkët, larjen e rregullt të çarçafëve në temperaturë të lartë, si edhe ajrosjen e shpeshtë të dhomës së gjumit.

Ushqimi që lihet jashtë

Enët e palara ose ushqimi i lënë në banak gjatë natës nuk tërheqin vetëm insekte, por mund të krijojnë kushte për alergjenë të tjerë, si buburrecat dhe minjtë. Proteinat që gjenden në jashtëqitjet, pështymën dhe qimet e tyre mund të shkaktojnë reaksione alergjike te shumë njerëz.

Mbajtja e kuzhinës të pastër, ruajtja e ushqimit në enë të mbyllura dhe nxjerrja e rregullt e mbeturinave janë hapa të thjeshtë që bëjnë diferencë.

Kondicioneri

80915a127dab1a8e064b775254cc5c1a.jpg

Kondicioneri mund të jetë shpëtim në vapë, por nëse filtrat nuk pastrohen ose nuk ndërrohen rregullisht, ata grumbullojnë pluhur, lagështi dhe myk, një kombinim që mund të përkeqësojë alergjitë.

Kontrolloni filtrat periodikisht dhe kushtojini vëmendje zonave të shtëpisë ku krijohet lagështirë, si banja, kuzhina apo bodrumi, pasi aty myku zhvillohet më lehtë.

Nëse simptomat vazhdojnë gjatë gjithë vitit, pavarësisht pastrimit të shtëpisë, specialistët këshillojnë të konsultoheni me një alergolog për teste specifike, në mënyrë që të identifikohet shkaktari dhe të gjendet trajtimi më i përshtatshëm.

REELS

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_

🙂‍↕️🙂‍↕️🙂‍↕️

Gjatë një seance në parlament ku po flitej për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, deputeti Reichardt nisi ta ndërpriste dhe t’i ndërhynte asaj gjatë fjalimit. Kathrin Gebel ndaloi fjalimin, u kthye nga ai dhe i tha tekstualisht: “Zoti Reichardt, klitori ka 10,000 mbaresa nervore dhe ju përsëri jeni më i ndjeshëm se ai!” Ky reagim i papritur “shokoi” sallën dhe u shpërnda me shpejtësi në Instagram e TikTok. Njerëzit në rrjet e kanë quajtur si një nga replikat më epike dhe të shpejta (comeback) në politikën gjermane kohët e fundit.