News

28 histori migracioni – IOM sjell një cikël kujtimesh të migrantëve shqiptarë

28 histori migracioni – IOM sjell një cikël kujtimesh të

Në vitet e fundit, migrimi i parregullt ka kaluar në qendër të politikave të Bashkimit Evropian. Vetëm gjatë vitit 2022 u regjistruan rreth 258 milionë migrantë, nga të cilët një përqindje e lartë përbëhet nga qytetarë që zgjedhin të migrojnë përmes rrugëve të parregullta. 

Ata lënë pas familjet, miqtë, e nisin një rrugëtim të mbushur me rreziqe dhe pasiguri në pamundësi të sigurimit të dokumentave identifikuese apo mbrojtjes ligjore. 

“Ti braktis gjithçka dhe gjendesh në një vend të huaj, duke e nisur çdo gjë nga e para, por pa pasur mbështetje”- thotë Arturi, një emigrant nga Shqipëria i cili ka udhëtuar drejt Belgjikës.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), së fundmi bisedoi me 28 qytetarë shqiptarë të cilët kanë migruar drejt Bashkimit Evropian. Zërat e tyre janë pjesë domethënëse e të gjithë fushatës informuese “Shqipëria Je Ti!”, që kjo organizatë ka ndërmarrë. IOM, thotë se fushata “ka pasur për qëllim të ndihmojë qytetarët shqiptarë dhe veçanërisht të rinjtë, të njihen mënyrat e rregullta të migracionit duke paraqitur kanalet e duhura të lëvizjes, të marrin vendime të informuara dhe mbi të gjitha të eksplorojnë mundësitë e zhvillimit personal, profesional e ekonomik që ofron Shqipëria”.

28 histori migracioni – IOM sjell një cikël kujtimesh të

Histori Migracioni është një segment i rëndësishëm, që mbështetet në eksperiencat jetësore të  migrantëve shqiptarë dhe përcjelljen e mesazheve që ata kanë për cilindo që dëshiron të emigrojë në një shtet tjetër. Më poshtë do të gjeni disa nga historitë e jetuara të Arjana Farukut, Sonja Senait dhe Mersi Kallmit. 

Edhe pse mjeke, Arjana nga Dibra e pa emigrimin si një mundësi për t’u zhvilluar akoma edhe më shumë profesionalisht. Që në fillim ajo ndoqi procedurat e aplikimit për punësim në Gjermani e ndërkohë që priste përgjigjen, vazhdonte të përvetësonte gjuhën e huaj. 

“Për të pasur një integrim më të lehtë në shoqëri, është thelbësore që të migrosh në mënyrë të rregullt, pasi kështu njihesh si një qytetar i barabartë dhe ke mundësi të përfitosh të gjitha shërbimet e ofruara”, shprehet Arjana. 

Nga ana tjetër, Sonja ka një realitet krejt të ndryshëm. E rritur në shtetin fqinj të Italisë, Sonja pas 20 vitesh vendosi të kthehej në vendin e saj të lindjes. “Gjithçka nisi nga dëshira për të lënë gjurmë në vendin tim. Pavarësisht se studimet i përfundova jashtë, zgjodha që dijen dhe profesionalizmin tim ta përdorja për të zhvilluar fushën e biznesit dhe investimit në Shqipëri”, tregon Sonja. 

Në mesazhin e saj për të gjithë të rinjtë, ajo nënvizon rëndësinë e shqyrtimit të të gjitha alternativave që ofron Shqipëria, “pasi ky vend ka aq shumë mundësi për zhvillim profesional dhe personal mjafton që të kini durim dhe të bëni investimet e duhura”, përmbyll ajo. 

Një tjetër histori është ajo e Mersit, një studente e re nga Vlora e cila ndan me ne përvojën e vështirë të qëndrimit në Gjermani si emigrante e parregullt së bashku me familjen e saj. Në vitin 2015, ashtu si shumë familje të tjera shqiptare, Mersi u gjend në Gjermani për shkak të vështirësive ekonomike, por qëndrimi atje nuk ishte siç Mersi e priste.

“Përballja me qëndrimin në kampe, me 200 persona të tjerë, të ndarë nga familjarët, ishte shumë e vështirë. Edhe pse aty ofrohen aktivitete të ndryshme, sidomos për fëmijët, gjatë natës ndiheshe i pasigurt”, tregon ajo.

Sot që është rikthyer në Shqipëri dhe vazhdon studimet, Mersi është e bindur se rruga e duhur për të migruar është ajo përmes procedurave të rregullta. 

“Migrimi është një mundësi që njerëzit të rriten në çdo aspekt” por ajo që të gjithë të intervistuarit sugjerojnë është që talentin e përkushtimin ta investojnë fillimisht në Shqipëri. 

Për më shumë detaje, ju lutemi vizitoni https://albania.iom.int/albania-you-shqiperia-je-ti.

Nëse keni pyetje dhe dëshironi të përfshiheni, ju lutemi kontaktoni mailto:[email protected].

REELS

Viena zgjohet me Krishtlindje të Bardha pas 28 vitesh

👰🏻‍♀️ Çdo fillim i bukur meriton një fustan po aq të bukur. Koleksioni i ri i nuseve @eleonor_couture_ 2026 është krijuar për momente të paharrueshme dhe për emocione që mbahen mend gjithë jetën. ✨ ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@marsey.al është për ato që e dinë çfarë duan nga stili i tyre. Për silueta që ndihen mirë, detaje që bien në sy pa zhurmë dhe veshje që ecin në të njëjtin ritëm me ty. Këtë sezon, koleksioni i Marsey vjen me 30% ulje - një arsye më shumë për të zgjedhur veshje që i qëndrojnë kohës, jo trendeve. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Gati për festat, por pa çantën e duhur? @opal.shop.albania ka publikuar koleksionin që e bën çdo look të duket i menduar deri në fund. 👛

Këtë sezon, teksa zgjidhni dhuratën perfekte për familjarët apo njerëzit e zemrës, @luxurybox.vsh ju dhuron edhe juve diçka të veçantë: një dhuratë argjendi falas në çdo porosi. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@optika_shqiptaro_gjermane vlerësohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Me çmimin “Të Pakapshmit” Një nderim për vizionin e guximshëm, inovacionin dhe standardet e larta Gjithmonë një hap përpara, duke vendosur kufij të rinj në fushën e optikës 👓

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur. Si i komentoni? 1. Miri (Armir Shahini), këngëtar 2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025 3. Kristi Lamaj, këngëtar 4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u 5. Lore, këngëtare 6. Seno Fishta, moderator podkasti 7. Lorna Hysa, influencuese 8. Mal Retkoceri, këngëtar 9. Xhodi Skura, blogere 10. Angelo Haruni, gazetar 11. Selin Bollati, balerinë 12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi 13. Stine (Ernest Duka), këngëtar 14. Sabina Mete, moderatore

28 migration stories - IOM presents a series of memories of Albanian migrants

28 histori migracioni – IOM sjell një cikël kujtimesh të

In recent years, irregular migration has moved to the center of European Union policies. Only during 2022, about 258 million migrants were registered, of which a high percentage consists of citizens who choose to migrate through irregular routes. 

They leave behind their families, friends, start a journey full of risks and uncertainty, unable to provide identification documents or legal protection. 

"You leave everything and find yourself in a foreign country, starting everything from scratch, but without support" - says Arturi, an immigrant from Albania who traveled to Belgium.

The International Organization for Migration (IOM) recently spoke with 28 Albanian citizens who have migrated to the European Union. Their voices are a significant part of the entire "Albania You Are!" information campaign, which this organization has undertaken. IOM says that the campaign "was intended to help Albanian citizens, and especially young people, to know the regular ways of migration by presenting the right channels of movement, to make informed decisions and above all to explore the possibilities of personal development, professional and economic that Albania offers".

28 histori migracioni – IOM sjell një cikël kujtimesh të

Migration History is an important segment, which relies on the life experiences of Albanian migrants and conveying the messages they have for anyone who wants to emigrate to another country. Below you will find some of the lived stories of Arjana Faruku, Sonja Senai and Mersi Kallmi. 

Although a doctor, Arjana from Dibra saw emigration as an opportunity to develop even more professionally. From the beginning, she followed the procedures of applying for employment in Germany and while waiting for the answer, she continued to acquire the foreign language. 

"In order to have an easier integration in society, it is essential to migrate regularly, as this way you are recognized as an equal citizen and you have the opportunity to benefit from all the services offered", says Arjana. 

Nga ana tjetër, Sonja ka një realitet krejt të ndryshëm. E rritur në shtetin fqinj të Italisë, Sonja pas 20 vitesh vendosi të kthehej në vendin e saj të lindjes. “Gjithçka nisi nga dëshira për të lënë gjurmë në vendin tim. Pavarësisht se studimet i përfundova jashtë, zgjodha që dijen dhe profesionalizmin tim ta përdorja për të zhvilluar fushën e biznesit dhe investimit në Shqipëri”, tregon Sonja. 

Në mesazhin e saj për të gjithë të rinjtë, ajo nënvizon rëndësinë e shqyrtimit të të gjitha alternativave që ofron Shqipëria, “pasi ky vend ka aq shumë mundësi për zhvillim profesional dhe personal mjafton që të kini durim dhe të bëni investimet e duhura”, përmbyll ajo. 

Një tjetër histori është ajo e Mersit, një studente e re nga Vlora e cila ndan me ne përvojën e vështirë të qëndrimit në Gjermani si emigrante e parregullt së bashku me familjen e saj. Në vitin 2015, ashtu si shumë familje të tjera shqiptare, Mersi u gjend në Gjermani për shkak të vështirësive ekonomike, por qëndrimi atje nuk ishte siç Mersi e priste.

“Përballja me qëndrimin në kampe, me 200 persona të tjerë, të ndarë nga familjarët, ishte shumë e vështirë. Edhe pse aty ofrohen aktivitete të ndryshme, sidomos për fëmijët, gjatë natës ndiheshe i pasigurt”, tregon ajo.

Sot që është rikthyer në Shqipëri dhe vazhdon studimet, Mersi është e bindur se rruga e duhur për të migruar është ajo përmes procedurave të rregullta. 

"Migration is an opportunity for people to grow in every aspect" but what all the interviewees suggest is that they invest their talent and dedication in Albania first. 

For more details, please visit https://albania.iom.int/albania-you-shqiperia-je-ti .

If you have questions and would like to get involved, please contact mailto:[email protected] .