News

24-vjeçari bëhet miliarder brenda natës

24-vjeçari bëhet miliarder brenda natës

Ai është 24 vjeç. Rastis që të festojë me Rihanna-n dhe Bella Hadid. Në kohën e lirë sheh ndeshje basketbolli. Të martën, u bë miliarder.

Eric Tse, i diplomuar për financë në fakultetin prestigjoz Wharton School of Finance në University of Pennsylvania në Amerikë, të martën, iu dhuruan 3.88 miliardë dollarë nga aksionet e kompanisë së familjes së tij.

Prindërit e Tse janë dy drejtorët ekzekutivë të kompanisë Sino Biopharmaceutical Limited në Hong Kong (kompani që operon në biznesin e barnave bio-farmaceutike). Ata i dhanë të birit një të pestën e aksioneve të kompanisë.

Në deklaratën e kompanisë thuhet se 24-vjeçari do të mbajë një profil të ulët – ndonëse nisur nga Instagrami i tij, është fotografuar shpesh në shoqërinë e njerëzve më të njohur dhe më me pushtet në botë.

24-vjeçari bëhet miliarder brenda natës
Eric Tse dhe Bella Hadid

Eric Tse është parë në shoqërinë e Bella Hadid, Lily Aldridge e Rihanna-s. Ai shijon natyrën e Japonisë, parajsën e Tajlandës, noton me delfinët e Bahamasit etj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eric Sy Tse (@erictse0816) on

Po kështu ka takuar politikanë dhe anëtarë të familjeve mbretërore si princesha Charlene e Monakos apo ish-zonja e parë e Francës, Carla Bruni.

24-vjeçari bëhet miliarder brenda natës
Eric Tse dhe Carla Bruni

Ndër të tjera, Tse ka raporte të ngushta edhe me politikanët kinezë dhe një gjë e tillë shpjegohet me faktin se i ati, Tse Ping, është anëtar i Konferencës Konsulative Politike të Kinës, organi politik më i lartë në vend.

Në deklaratën e kompanisë, thuhet se prindërit e Tse i transferuan aksionet “për të përmirësuar menaxhimin e pasurisë familjare”. Për shkak të aksioneve, Tse u bë drejtor i bordit ekzekutiv të kompanisë. Më parë, ai ka qenë CEO i Liepin, një kompani rekrutimi në Amerikën e Veriut.

24-vjeçari është pjesë e listës së njerëzve më të pasur në Kinë, të cilët deri diku po sfidojnë sipërmarrësit e fushës së teknologjisë, duke qenë se kompanitë farmaceutike po fitojnë gjithnjë e më shumë terren. Ato zënë sot 8% në listën e njerëzve më të pasur në Kinë, dyfish më shumë se 10 vite më parë.

- Përshtatur nga CNN

REELS

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

The 24-year-old becomes a billionaire overnight

24-vjeçari bëhet miliarder brenda natës

He is 24 years old. Rastis to celebrate with Rihanna and Bella Hadid. In his spare time he watches basketball games. On Tuesday, he became a billionaire.

Eric Tse, a finance major at the prestigious Wharton School of Finance faculty at the University of Pennsylvania in America, on Tuesday, was awarded $ 3.88 billion from his family company shares.

Tse's parents are the two CEOs of Sino Biopharmaceutical Limited (a company operating in the bio-pharmaceutical business). They gave his son a fifth of the company's stock.

The company statement says the 24-year-old will keep a low profile - though taken from his Instagram, he has often been photographed in the company of some of the most famous and powerful people in the world.

24-vjeçari bëhet miliarder brenda natës

Eric Tse is seen in the company of Bella Hadid, Rihanna's Lily Aldridge. He enjoys the nature of Japan, the paradise of Thailand, swimming with the Bahamas dolphins. It has also met with political leaders and members of royal families such as Princess Charlene of Monaco and former French First Lady Carla Bruni.

24-vjeçari bëhet miliarder brenda natës
Eric Tse and Carla Bruni

Tse, among other things, has close ties to Chinese politicians, and that is explained by the fact that his father is a member of China's Political Consultative Conference, the highest political body in the country.

The company statement said Tse's parents transferred the shares "to improve family asset management". Because of the shares, Tse became director of the company's executive board. Previously, he has been CEO of Liepin, a North American recruitment company.

The 24-year-old is part of a list of wealthy people in China who are somewhat defying tech-savvy entrepreneurs as pharmaceutical companies are gaining ground. They now make up 8% of China's richest people list, more than double 10 years ago.

- Adapted from CNN