School & Career

2 pyetje që Bill Gates i bën vetes sa herë ka probleme

2 pyetje që Bill Gates i bën vetes sa herë ka probleme

Me suksesin, vijnë edhe problemet. Mirëpo, themeluesi i Microsoft ka mësuar gjatë jetës se si t’i përballojë ato. Në një postim në blogun e tij, GatesNotes – ku trajton pandeminë e Covid – Gates u ndal edhe te mënyra se si i qaset ai problemeve.

“Që kur isha adoleshent, e kam trajtuar çdo problem të ri dhe të madh në të njëjtën mënyrë: duke filluar me dy pyetje. E kam përdorur këtë teknikë në Microsoft dhe e përdor edhe sot. I bëj këto pyetje fjalë për fjalë çdo javë në lidhje me Covid-19,” shkruan ai.

Pyetjet janë:
1. Kush e ka trajtuar mirë këtë problem?
2. Çfarë mund të mësoj prej tyre?

Ndryshe nga çfarë mund të bëjë shumica prej nesh kur përpiqemi të zgjidhim problemin, Gates këshillon që para se të përpiqemi ta zgjidhim, duhet të mësojmë më shumë rreth tij. Me fjalë të tjera, të sillesh si “nxënës” dhe të mësosh nga përvoja e të tjerëve.

Mund të jetë e vështirë të pranosh që ke nevojë të mësosh prej të tjerëve, por në shumë raste mund të jetë zgjidhja më e mirë. E thënë ndryshe, është si të shohësh tutorial “si të zhbllokosh lavamanin”. Dikush tjetër e ka bërë përpara jush dhe e ka ndarë këtë informacion. Ju thjesht mësoni më shpejt. E vetmja gjë që duhet të bëni është të hulumtoni.

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

2 questions that Bill Gates asks himself every time he has problems

2 pyetje që Bill Gates i bën vetes sa herë ka probleme

With success comes problems. However, the founder of Microsoft has learned during his life how to cope with them. In a post on his blog, GatesNotes - where he addresses the Covid pandemic - Gates also touched on how he approaches the problem.

"Since I was a teenager, I've approached every new and big problem the same way: starting with two questions. I used this technique at Microsoft and still use it today. I ask these questions literally every week about Covid-19,” he writes.

The questions are:
1. Who has handled this problem well?
2. What can I learn from them?

Unlike what most of us might do when trying to solve a problem, Gates advises that before we try to solve it, we need to learn more about it. In other words, to act as a "learner" and learn from the experience of others.

It can be difficult to admit that you need to learn from others, but in many cases it can be the best solution. In other words, it's like watching a "how to unclog the sink" tutorial. Someone else has done it before you and shared this information. You just learn faster. All you have to do is research.