
Më 12 tetor 2017, në moshën 49- vjeçare ndërroi jetë deputeti dhe ministri i LSI, Dritan Prifti. I ndjeri luftonte prej kohësh me një sëmundje agresive në gjak.

Pasditen e djeshme, djali dhe vajza e tij kanë kujtuar të atin përmes disa postimeve emocionuese në Instagram.

“Për çdo ditë vështroj botën jashtë dhe të shoh Ty në çdo gjë dhe kudo. Je drita ime udhërrëfyese çdo ditë dhe dielli çdo natë. Më mungon shumë BABI.” shprehet e bija, Livia.

“Më i lumturi në botë në prehrin tënd BA! Më mungon pafund çdo gjë e jotja.” shkruan gjithashtu djali i Priftit, Tedi.
Me largimin nga jeta, Prifti la pas bashkëshorten dhe tre fëmijët.
Fëmijët merren me modeling dhe fushata që i riktheu në punë që prej vdekjes së babait ishte Dolce & Gabbana, fotografuar nga Endrit Mërtiri në Shqipëri.