Aknet mund të shkaktojnë stres, ose të vijnë prej stresit. Ato mund të influencojnë vetëbesimin tonë dhe të lënë shenja fizike në lëkurën tonë.
Sidoqoftë, kjo gjendje mund të ketë një anë shumë pozitive dhe premtuese, madje një shans më të lartë për një të ardhme më të mirë.
Një studim i publikuar në SSRN ka nxjerrë disa lidhje interesante të ndikimit të akneve në jetën e të rinjve dhe jo vetëm.
Aknet mund të ndryshojnë jetën e adoleshentëve më shumë sesa ata presin.
Një temë interesante u analizua në studim: një lidhje midis puçrrave, zhvillimit të stresit dhe më pas statusit të ardhshëm social dhe ekonomik të të rinjve.
Më shumë se 90,000 studentë me probleme të lëkurës morën pjesë në eksperiment. Që nga fillimi, rezultatet kanë treguar se vajzat kanë më shumë të ngjarë të shqetësohen për puçrrat sesa djemtë.
Studiuesit vendosën të eksplorojnë më tej për të parë se si adoleshentët merren me këtë gjendje dhe si ndikon në zgjedhjet e tyre.
Mund të ndikojë si në gjendjen e tyre mendore ashtu edhe në jetën e tyre sociale.
Në këtë studim, studiuesit u përqendruan në puçrrat e shkaktuara nga puberteti, raca dhe gjenetika. Kështu, si një problem që është mjaft i vështirë për t'u trajtuar shpejt, ai mund të ndikojë në vetëvlerësimin e njerëzve, duke i bërë ata të ndihen më pak tërheqës dhe më pak të pranuar nga të tjerët.
Sidoqoftë, mund të ketë edhe disa efekte të dobishme!
U zbulua se studentët që nuk ndihen mjaftueshëm të bukur ose rehat mes bashkëmoshatarëve të tyre, vendosin të bëjnë përpjekje në arsimimin dhe zhvillimin e tyre, në vend që të kalojnë kohën duke u socializuar. Për shembull, u zbulua se kur adoleshentët me puçrra duhej të zgjidhnin midis pjesëmarrjes në klube sportive ose klube që kishin të bënin me studim, ata kryesisht zgjidhnin këtë të fundit.
Kjo bën që ata të marrin nota më të larta në shkollë, të kenë një performancë më të mirë në krahasim me të tjerët dhe më pak probleme me përfundimin e diplomës së tyre të kolegjit.
Të paturit akne paska avantazhet e veta!
Studiuesit arritën të gjenin disa prova se puçrrat mund të lidhen me punë më të mira dhe potenciale më të mëdha për të fituar para.
Një arsimim i mirë dhe një diplomë e mirë mund të hapin shumë mundësi për studentët e vendosur. Pra, shanset janë më të mira kur bëhet fjalë për të gjetur një punë të mirëpaguar, të kënaqshme.
Diçka tjetër që është interesante, edhe pse ky rezultat vlen për të dy gjinitë, është se u zbulua se “vuajtja” nga kjo gjendje ka një marrëdhënie më të fortë me të ardhurat më të larta personale për gratë sesa për burrat.
Sidoqoftë, ju duhet të dini se nuk ka asgjë që mund t’ju pengojë të bëni çfarë dëshironi në jetë, apo të shkoni ku të doni dhe aknet as nuk duhet të llogariten si një “pengesë” për ju.
Burimi: Bright Side