Beatrix Ramosaj reagoi e revoltuar, dhe me të drejtë, përmes disa postimeve në Insta Stories, si pasojë e një lajmi të rëndë që ka prekur familjen e saj. Njerëz të paidentifikuar ende nga policia, kanë shkatërruar mbi 80 varre në fshatin Llapashticë e Poshtme në Podujevë, një ndër ta edhe ai i babait të ndjerë të këngëtares.
“Po shkruaj e tronditur. Ka një javë që ka ndodhur kjo tragjedi në fshatin tim, Llapashticë e Poshtme dhe unë sot e mora vesh. Jam e tmerruar me faktin që kjo ngjarje nuk ka marrë vëmendjen e duhur”, shkruan ajo për veprën e pazbardhur ende.
“Ky person ka dëmtuar gurët e 82 varreve, përfshirë atë të babait tim dhe familjarëve të mi. I lutem autoriteteve në Kosovë të bëjnë të mundur zbardhjen e çështjes dhe të vendosin drejtësi për personin përgjegjës”, sqaron Beatrix.
Nuk bëhet fjalë vetëm për një dëm material, pasi siç shprehet edhe vetë këngëtarja, dëmi emocional vret më shumë.